Categories Lajme

Noteri sqaron intervistën për Luizin: Deklarata ime është nxjerrë jashtë kontekstit

Fatmir Laçej, nënkryetar i Dhomës Kombëtare të Noterëve, ka reaguar pas intervistës së dhënë për “Big Brother VIP Fan Club”. Në një postim në rrjete sociale, ai sqaron arsyen e dhënies së intervistës dhe nënkupton që deklarata e tij është nxjerrë jashtë kontekstit.

“Të dashur fansa të Luizit,

E ndiej të domosdoshme të bëj një sqarim. Qëllimi im në intervistën e dhënë ka qenë pozitiv, të nxjerr në pah vlerat e Luizit dhe të sqaroj marrëdhëniet e tij me ushtrimin e profesionit të noterit.

“Në intervistën time, kam theksuar se në momentin e ndarjes së licencave në Ministrinë e Drejtësisë, kam dhënë disa porosi për të gjithë të licencuarit.

Të gjithë i pritën mirë, por ishte Luizi që më ndaloi dhe më përgëzoi e falenderoi për këshillat e dhëna dhe në sytë e këtij djaloshi, unë pashë entuziazmin, pasionin e përgjegjësinë për detyrën e re që po merrte”, shkruan ai.

“Big Brother VIP Fan Club” publikoi një intervistë me ish-kryetarin e Dhomës së Noterëve të Tiranës, Artan Treska, ku thuhej se Luizi e “e ka përdorur kartën e sëmundjes edhe më herët”. Në vijim të bisedës së Treskës, u publikua një intervistë e shkurtër me noterin Fatmir Laçej i cili fliste për arsyen e heqjes së licencës.

Por ky i fundit, ka sqaruar në një postim Instagram:

“Po ashtu, kam theksuar se gjatë ushteimit të detyrës, Luizi si noter nuk ka pasur aspak probleme.

Kam sqaruar se Luizit i është hequr licenca nga Ministria e Drejtësisë vetëm për faktin se për një periudhë të përsëritur 60 ditore, nuk e ka mbajtur zyrën hapur, gjë që është në kundërshtim me nenin 63 të ligjit “Për Noterinë”.

Po ashtu kam theksuar se në komunitetin tonë, ne kemi shquar Luizin si një djalë simpatik, që ndjellte gëzim në çdo mjedis tonin. Intervista ime ishte e gjatë, me pyetje-përgjigje dhe nuk e kuptova përse ishte reduktuar në 2-3 fjali dhe për të tepër, në vazhdim të qëndrimit të intervistës së dhënë nga i intervistuari i mëparshëm.

“Është e drejtë e redaksisë të televizionit të reduktojë intervistën, ashtu siç është e drejta ime të paraqes atë ashtu siç e kam dhënë,” përfundon ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen në Berlin një fabrikë që prodhon armë për Ukrainën

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu këtë të premte, më 3 maj, në një fabrikë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Samir Mane i ftuar nga Universiteti i Vlorës: Turizmi do të jetë thelbësor për zhvillimin ekonomik

Turizmi u shndërrua në temën qendrore të bashkëbisedimit të Presidentit të Grupit BALFIN, Samir Mane,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përmbyset autobusi në një luginë Pakistan, 20 të vdekur e 21 të plagosur

Në Pakistan 20 persona kanë ndërruar jetë dhe 21 të tjerë janë plagosur, si shkak…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Droga me “call center” në Tiranë: Operatorët merrnin porositë

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni “Tempulli 3”, i finalizuar një ditë më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i prostitucionit në Tiranë, pranga tutorit nga Venezuela

Finalizohet operacioni policor i koduar “ET-1”, për goditjen e një rrjeti prostitucioni. Operacioni u zhvillua…

LEXO ME SHUME