Categories Sport

Nuabueze “thyen” Kukësin, Laçi i falet penalltisë dhe parakalon ekipin e Duros

Laçi doli triumfues në sfidën e javës së 12-të në Superiore, teksa mposhti me rezultatin e ngushtë 1-0 Kukësin në shtëpi.Pjesa e parë nisi e vakët, por vetëm në minutën e 12-të pati një rast për vendasit. Nuabueze u fut shpejt brenda zonës, dhe Obanor e ndali, me sulmuesin që u rrëzua. Por, nuk pati penallti, edhe pse vendasit protestuan.

Minutat kalonin, por të dyja ekipet tregoheshin të kujdesshme, deri kur në minutën e 42-të, Teko pretendoi sërish për një penallti, pas një prekje me dorë të Kotobellit brenda zone, por sërish nuk ishte i këtij mendimi Hamiti.

Pjesa e dytë pa Laçin e Cungut me një tjetër marsh, dhe përpjekjet u shpërblyen në minutën e 63-të. Teqja ndali një top me dorë brenda zone, dhe kishte penallti për kurbinasit. Nga pika e bardhë, i saktë u tregua i përhershmi Nuabueze.

Pjesa tjetër e lojës pa vendasit që administruan avantazhin, ndërsa ekipi i Duros nuk u tregua për asnjë moment i rrezikshëm për portën e Stazhillës. Në fund, Laçi mori fitoren e kërkuar, dhe shkon në kuotën e 19 pikëve, duke parakaluar Kukësin, që ka një pikë më pak.

Laçi-Kukësi 1-0 Nuabueze pen. 63′

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME