Categories Lajme

Nuk dihet asgjë për babë e bir nga Shkodra

9 persona janë marrë peng nga pir atët në Nigeri dhe kërkojnë para për t’i lënë të lirë. Anija në të cilët udhëtonin rreth 18 persona mes tyre edhe dy shqiptarët, babë e bir me origjinë nga një fshat i thellë i Shkodrës, është lënë e lirë bashkë me një pjesë të ekuipazhit, por shqiptarët vazhdojnë të jenë nën presion.

Së fundmi Faxnews ka zbuluar bisedën e fundit e të riut me një prej të afërmve. Sipas raportimit të tij ai ka qenë në Harcourt, Afrika e Jugut herën e fundit që ka komunikuar.

I riu është shprehur: Jam në Portin “Harcourt”, më parë ishim në Lagos. Ka mundësi të rikthehemi sërish në Lagos për të ngarkuar. Jemi ngarkuar në Turqi me ushqime pluhur dhe me gips pluhur që e sollëm këtu. Këtu ka mundësi të marrim hekur për ta dërguar në Europë. Këtu në Lagos është mirë, ka ndërtesa të mëdha, ka edhe shumë të huaj sepse njihet si qendër biznesi, sepse është port i madh.

Por kush ishin babë e bir që janë marrë peng nga piratët?

Ndoj Shytani 55-vjeç kishte diçka më shumë se një vit që punonte si mekanik anijesh ndërsa më parë kishte punuar si elektriçist në Tiranë. Më vonë kishte marrë edhe të birin me vete, punë që ia kishte mësuar ai, Mark Shytanin 26-vjeç. Së bashku si marinarë ata udhëtonin në bordin e anijes “Stevia”. Pronari i anijes është Nikolin Gjergji.

Siç raporton Fax, deri ditën e djeshme celulari i Mark Shytanit ka dalë i ndezur, ndërsa prej 24 orësh nuk rezulton aktiv për rrethana që nuk dihen, ndërsa nga informacionet zyrtare të konsullatave dhe zyrave diplomatike, pengjet nuk janë dhu nuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME