Franca ka zëvendësuar bllokimin të dytë kombëtar me një shtetrrethim natën. Qytetarët nuk do të lejohen të dalin nga shtëpia midis orës 20:00 dhe 06:00 pa një formular autorizimi. Nata e Krishtlindjes do të përjashtohet, por rregulli do të qëndrojë në fuqi për Vitin e Ri.
Baret dhe restorantet do të qëndrojnë të mbyllura deri të paktën më 20 janar. Në Francë sot humbën jetën 790 persona, duke e çuar në 59,072 numrin e viktimave që nga shpërthimi i pandemisë. Ndërohë vendet e BE kanë shtrëguar masat, duke vendosur bllokim në prag të festave për shkak të rritjes së numrit të infeksioneve.
