Categories Lajme

Nuk do të quhet më Ura Vajgurore, qyteti merr emrin e vendbanimit antik

Bashkia Ura Vajgurore së shpejti do të quhet Dimal. Propozimi për ndryshimin e emrit që erdhi nga disa intelektualë të zonës, zë fill tek qyteti antik i periudhës Ilire, rrënojat e së cilës u zbuluan në kodrën e qytetit. “Zbulimi i qytetit Antik të Dimalit zgjoi idenë e për ta shndërruar emrin e Bashkisë së Urës Vajgurore në atë të Dimalit me qëllim shndërrimin gradualisht në një destinacion turistik të kësaj qyteze”. Shumica e banorëve të qytetit janë dakort me këtë vendim, shkruan Tvklan.

“Për mua Bashkia duhet të quhet Dimal, ndërsa qyteti lë të vijojë që ta mbajë emrin Ura Vajgurore”.
“Sigurisht që do të jetë me mirë se kot nuk është bërë një propozim i tillë” Kryetarja e Bashkisë thotë se ndryshimi i emrit nuk ka asnjë kosto për qytetarët. Ky propozim i hershëm ka si vizion zhvillimin e turizmit në këtë zonë.

“Kemi jo më pak se 2 – 3 vjet që kemi nisur punën për ndryshimin e emrit të bashkisë sonë, pra riorganizim pa ndryshim kufijsh. Duke evidentuar dhe duke nxjerrë në pah të gjithë asetet që ka ky territor, do të zhvillim dhe rrjetëzimin e të gjithë zonës së Dimalit”. Brenda 2 javëve të ardhshme relacioni me propozimin për ndryshimin e emrit do të kalojë në Këshillin Bashkiak e më pas do të miratohet në Parlament.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME