Categories Opinion

“Nuk dua të vijë dita, kur në Shqipëri të na thonë: Nuk lejohet për shqiptarët”

Në “Tregimin e ditës” në Youtube, Rudina Xhunga foli për vizitën në Koman, ku në një bujtinë i thanë që ti je e mirëseardhur, por nuk duam ta promovojmë për shqiptarët, por vetëm për turistët e huaj. Gazetarja u shpreh:

“Askush nuk e lë këtë parajsë bosh. Ti do të ikësh, por të tjerë do të vijnë. Unë uroj vetëm që ata që do të vijnë, të jenë shqiptarë. Unë nuk do të doja që këtu të mbushej me të huaj. Unë nuk do të doja të na e merrnin copën tonë të diellit e të detit, që na takon e na përket në këtë vend, e pastaj të na thonë: këtu nuk është për shqiptarët. Sikurse mua në Koman më thanë: “Të falënderojmë shumë, por nuk duam ta promovojmë bujtinën për shqiptarët. Ne e duam vetëm për të huajt, kështu që nuk na intereson promovimi në Shqipëri.” Unë nuk e dua këtë ditë. Nuk punoj për këtë ditë. Nuk flas për këtë ditë.”, ishte ky mesazhi i gazetares Rudina Xhunga.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Opinion

Shoqëria “sugar daddy”!

Nga Xhensil Shkëmbi Këtë term e kisha dëgjuar, e dija çfarë ishte por deri dje…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A kemi krijuar një shoqëri shumë komplekse për të mbijetuar?

Shoqëritë njerëzore evoluan nga format e thjeshta, në ato komplekse gjatë mijëvjeçarëve, duke përjetuar ndryshime…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Mashtrimi me Sazanin – Nga Andi Bushati

Nga Andi Bushati Ka një përpjekje të qëllimshme për ta devijuar polemikën për investimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Analiza/ Pse ka ngjallur kaq shumë debat lajmi për 1 miliard USD në Sazan? Skenarët konspirativë me Trump e Soros

Pse ka ngjallur kaq debat lajmi i fundit për 1 miliard investime amerikane në Shqipëri?…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A është e vërtetë që Big Brother ndiqet kaq shumë në të gjithë botën, si në Shqipëri?

Nga Ergys Mërtiri A eshte e vertete qe Big Brother ndiqet po kaq shume ne…

LEXO ME SHUME