Categories Lajme

Nuk e dinte se ishte shtatzënë, 18-vjeçarja ndahet nga jeta pasi lindi në shtëpi

Një adoleshente ka ndërruar jetë gjatë lindjes pasi nuk ishte në djeni se ishte shtatzënë. Danielle Jones, 18-vjeçe, nuk e kishte idenë se ishte shtatzënë kur nisi procesi i lindjes në shtëpinë e saj në Knowle West, Bristol. Ajo u trajtua nga mjekët në vendin e ngjarjes dhe u dërgua në spital menjëherë. Nëna e re vdiq dhe vdekja e saj u cilësua si e ‘pashpjegueshme’ nga policia.

Djali i saj Danny mbijetoi, por është ende në spital. Partneri i 18 vjeçares, Ozzy Godfrey thotë se ndihet i thyer pas vdekjes së saj. “Pusho e qetë e dashur, nuk mund të besoj që të kam humbur. Të kam dashur më shumë se gjithçka në botë. Do të kujdesem për të voglin tonë që lindi sot. Jam i thyer”, shkroi partneri i saj në Facebook. Një ekzaminim pas vdekjes do të kryhet për të vërtetuar shkakun e vdekjes së nënës së re. Miqtë e adoleshentes po kërkojnë donacione për të financuar funeralin e saj në GoFundMe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME