E dimë se sa e vështirë është të mbani pastër pllakat e banjos e sidomos personat që janë të ndieshëm nga aromat e forta të prodhimeve komerciale. Mëposhtë janë disa këshilla për ta bërë më të lehtë pastrimin e fugave midis pllakave që duket sikur nuk do të pastrohen kurrë.
Sode buke dhe uthull: Kombino përzierje me uthull dhe ujë në proporcion 1:1 në një shishe, sppërkatni pllakat tuaja dhe lërini për rreth 5 minuta. Pastaj pastroni ato me furçë dhëmbësh apo pastrimi. Shpëlani pllakat me ujë të ngrohtë ku pastaj edhe një herë fërkoni pjesëm mes pllakave me sodë buke.
Kripë: Mënyrë për të larguar papastërtinë e vijave midis pllakave është pastrimi i tyre me kripë. Me një leckë hudhni kripë dhe fërkoni plakat dhe vijat mes pllakave. Lëreni tërë natën dhe të nesërmen shpëlajeni me ujë.
Sapun të lëngshëm (mund të përdorni dhe një shampo): është mënyra më e lehtë për pastrimin e pllakave dhe pjesën mes tyre. Mjafton ti fërkoni me një sfungjer që lani enët, ti shpëlani me ujë të nxehtë dhe ato të do zhduken menjëherë.
