Categories Lajme

Rama “Nuk e mendoja se do vishja ndonjëherë kostum, kisha vath në vesh”

Kryeministri Edi Rama është kthyer pas në kohë se si u fut në politikë, ndërsa pohoi se kurrë nuk e kishte menduar se do të vishte ndonjëherë kostum.

Në një bashkëbisedim me studentë të Universitetit të Prishtinës, Rama tha se nuk do të ishte marrë me politikë nëse do të kishte lindur në një vend europian, apo nëse nuk do të ishin kushtet në Shqipëri.

“Ju dhe njerëzit mendojnë se politikanët thonë atë që nuk mendojnë dhe bëjnë ate që nuk mendojnë dhe bëjnë atë që nuk besojnë, kjo kot s’ka dalë se na ata ka plot.

Unë dua t’ju them se e para, unë nuk do të isha marrë me politike sikur të kisha lindur në Franca, Angli apo gjermani, as sdo të isha marrë me politike në Shqipëri po mos të kishte qenë historia, që më përfshi pa menduar se unë një ditë do të vishja kostum. Kur jam përfshirë me politikën kam pasur vath në veshë.

Kam pasur dhembët origjinale, se këto që shihni nuk janë, pasi janë të prodhuara nga dentisti. Unë kam pasur flokë më të gjata se sa ju këtë. Shumë vite më parë, pa menduar se do të merresha me këtë punë, dhe rrodhën gjërat, ashtu si thotë shprehja; jeta është ajo që na ndodh, ndërkohë jemi duke bërë plane të tjera. Nuk bëj asgjë që nuk e besoj. Dhe nëse se besoj, s’kam kapacitet që ta ndjek.”, pohoi kryeministri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME