Categories Lajme

“Nuk i duam këto shkollat e Erdoganit”, debat i madh në Gjermani

Qeveria gjermane dhe ajo turke janë në bisedime për të hapur tre shkolla private turke në Frankfurt, Koln dhe Berlin.

Ndërkohë ministri i jashtëm Heiko Maas thotë se ky është një vendim reciprok kundrejt Turqisë.

‘Ne kemi shkolla gjermane në Turqi dhe pikërisht Turqia po kërkon të trajtohet në mënyrë të barabartë në Gjermani’- tha Maas.

Po ashtu politikani Sevim Dagdelen i së Partisë së Majtë thotë se me hapjen e tre shkollave diaspora turke në Gjermani mund të preket nga doktrina e Erdogan dhe shkollat mund të përdoren nga Presidenti turk për të përhapur propagandën e tij edhe në Gjermani.

Kurse Komisionerja gjermane për integrimin Annette Ëidmann-Mauz sqaron se ‘ Duhet të jetë e qartë se shkollat në Gjermani duhet të jenë në të njëjtën linjë me vlerat dhe ligjet’.

Rreth 5.6 milion turq jetojnë në Gjermani ndërsa negociata për shkollat vjen disa ditë pasi organizata më e madhe islamike në Gjermani, Ditib njoftoi se për herë të parë do të trajnohen imamë në Gjermani.

850 xhami dhe 800 mijë myslimanë janë pjesë e Ditib por pikërisht kjo organizatë ka qenë e akuzuar vazhdimisht sidomos në 2016 për spiunim të anëtarëve të diasporës turke në Gjermani sa i përket ‘puçit’ kundër qeverisë së Erdogan.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME