Categories Lajme

V.dekja e saj t.r.onditi botën e medias, zbulohet p.e.ngu i trishtë i spikeres së lajmeve

Kanë kaluar gjashtë dekada, që nga 29 prilli i vitit 1960, kur Stoli Beli nga studio e parë Televizive Shqiptarë, do të artikulonte fjalët: “Të dashur spektatorë, mirëmbrëma… Sonte fillon për herë të parë `Qendra Eksperimentale e Televizionit Shqiptar`”. Ishte një ditë historike, siç do të shprehej në një prej intervistave të shumta që ajo ka dhënë, ishte dita më magjike e jetës, ku e vetme në studio, në një karrige shumë modeste, mes miqve që rrinin si të ngrirë, përballë kishte kamerën me atë syrin e kuq magjik, që i dukej sikur e përpinte. Por si mbaroi, të gjithë që ishin jashtë studios e përqafuan me lot gëzimi.

Që atë çast ajo do të quhej zyrtarisht spikerja e pare e TVSH-së.

Në një kohë kur gjithë programet ishin drejtpërdrejt, nuk kishte studio regjistrimi. Kohë kur gabimet nuk faleshin, ajo drejtoi emisionet e para në televizion; ‘Trupi dhe Shëndeti që më pas e vazhdoi Flamur Topi. Apo drejtoi emisionin “Muzikë për të gjithë, një ndër emisionet më të spikatur të asaj kohe. Më vonë të tjerë për artin, muzikën, arsimin, etj…

Edhe pasi filloi punë në televizion, sërishmi nuk e la punën në radio. Punonte edhe aty si redaktore, por edhe ka shkruar tregime e përralla.

Për televizionin dje dhe sot ajo do të shprehej kështu: “Sot rinia po kalon një situatë të vështirë. Ka shumë papunësi, por ka dhe shumë liri. Pra, dy situata që duhen ekuilibruar. Kjo vjen edhe nga televizionet, të cilët nuk kanë gjetur dot emisionet e duhura, që rinia të gjejë veten dhe të rrijë para ekranit. Edhe në ato orë që rri para tij, rinia shikon filma rozë, filma horror, si dhe spektakle ku mbizotëron fjala fyese, fjalori zhargon dhe pa etikë”.

Një nga p.e.ngjet e spikeres që lexonte më shumë libra e shihte pak tv kohëve të fundit pasi sipas saj, në to ka shumë politikë, është mungesa e titullit “Mjeshtre e Madhe e Punës”. E kanë marrë shumë vete, këngëtarë, artistë, futbollistë, po unë që hodha themelet, që dhashë lajmin e parë në televizionin e parë shqiptar, me 31 vite karrierë, nuk më takon ky titull?, do të shprehej ylli që u shua, por asnjëherë në kujtesë, spikerja e parë e ekranit shqiptar, e Radio Televizionit Shqiptar, Stoli Beli./RTSH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME