Categories Sport

Nuk i ka gatuar trahana/ Shefi i kuzhinës tregon për herë të parë se cili ishte ushqimi i preferuar i Cristiano Ronaldos

Alsi Sinanaj është djaloshi me origjinë shqiptare, të cilit i është dashur të udhëtojë dhe të zhvendoset në shtetin fqinj shumë vite më parë, është tashmë një nga emrat më të mirë të kuzhinës greke, i cili falë vullnetit dhe punës këmbëngulëse ka arritur të ketë restorantin e tij në ishullin e Mykonos. Ai ka braktisur për disa ditë punën e tij në Greqi, për të përjetuar një eksperiencë ndryshe në bashkëpunim me shef Renato Mekollin, si drejtues i kuzhinës së famshme ‘Hell’s Kitchen’.

Dhe së fundmi Sinanaj ka dhënë një intervistë për ‘RevistaWho’ për të njohur më nga afër atë. Dhe në këtë intervistë nuk ishte si të mungonte dhe pyetja në lidhje me Cristiano Ronaldon. Për të gjithë atë që nuk janë në dijeni sipas mediave Alsi i ka gatuar trahana Cr7.
Po si qëndon e vërteta?

‘Çfarë të është dashur të gatuash për Cristiano Ronaldo-n dhe cili ka qenë ushqimi që i ka bërë më shumë përshtypje nga vendi ynë?’ ishte pyetja e gazetares. ‘Cristiano Ronaldo-s i gatuaja gjithmonë peshk dhe mish, por ushqimi i tij më i preferuar ishte mishi i pjekur, mishi në hell. Nuk kam gatuar diçka tradicionale shqiptare sepse kishte një menu të caktuar se çfarë do konsumonte ditë për ditë. Gjëra tradicionale shqiptare nuk ka ngrënë, ato çfarë shkruhen janë të sajuara nga njerëzit që shkruajnë në Shqipëri. Unë nuk kam folur asnjëherë, kjo është intervista e parë më ju’ është shprehur Alsi Sinanaj

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME