Categories Showbiz

“Nuk ja uroj askujt”, Eni Çobani: Mezi prita të ikte 2019, nisi dhe përfundoi me ngjarje të rë.ndë në jetën time

E ftuar në programin “Rudina” në Tv Klan, pasditen e sotme ka qenë juristja mjaft e dashur për publikun Eni Çobani. Atë e shohim cdo të dielë në programin e “E diela shqiptare”, me rubrikën “Shihemi në gjyq”. Në program, Çobani ka treguar detaje interesante nga jeta e saj profesionale, por edhe ajo personale.

Viti që lamë pas për të nuk ka qenë më i miri sepse që në fillim juristja është përballur me një ngjarje të vështirë në jetën e saj, e cila ka shënuar tek ajo një moment të vështirë psikologjik dhe shpirtëror. Prandaj mezi ka pritur që 2019-ta të mbyllej.

Për mua nuk ka qenë një vit i këndshëm, të them të drejtën, pse jo duhet ta pranoj që mezi kam pritur që të iki, realisht. Përpos faktit që nisi me një ngjarje shumë të rëndë në jetën time, e cila sigurisht që nuk ja uroj askujt që ta provojë, as vetes time për t’u përsëritur më, por që ka shënuar tek unë një moment shumë të thellë, edhe psikologjik, edhe shpirtëror. Më pas u pasua edhe me 26 Nëntorin, që besoj që ka qenë për të tërë ne, na përfshiu pra në një fatkeqësi natyrore.

Prandaj them që ky fundvit nuk ishte nga ato fundvitet tona të gëzuara dhe të lumtura sepse një vështrim dhe një mendje na rrinte gjithmonë tek ata që ishin jashtë, ne edhe pse ishim brenda, prapë ishim me ata jashtë. Por megjithatë e mbyllëm këtë vit dhe tani të shikojmë përpara me një vit të ri të bukur, me sa më shumë lumturi, gëzim dhe shëndet për gjithë shqiptarët, kudo që ata janë”. 

SHIKONI VIDEON KETU

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME