Categories Lajme

Reforma zgjedhore. Fevziu dhe Shkullaku tregojne fituesin dhe humbesin e kesaj tryeze

Dy gazetarët e njohur kalojnë në skaner tryezen e reformes zgjedhore të mbajtur dje në Pallatin e Kongreseve mes mazhorances,opozitës parlamentare dhe asaj jo parlamentare. Të dy njohës të mirë të aktualitetit politik në shqipëri por duket se nuk janë në një mendje me rezulatin e kësaj tryeze duke treguar me argumenta se kush del i fituar dhe kush humbet.

Në intervistën për Abc News, Blendi Fevziu thotë se nuk ka palë humbëse, ndërsa Shkullaku mendon ndryshe. Ai thekson se opozita duhet të kërkonte me këmbëngulje ndryshimin e sistemit zgjedhor.Sipas Fevziut, opozita që prej qershorit të vitit të shkuar kur u zhvilluan zjedhjet lokale, nuk kishte rrugë tjetër veçse të ulej në tyrezë me maxhorancën.

Blendi Fevziu: Zgjidhje tjetër përveç kësaj marrëveshje nuk kishte. A mund të arrihej më shpejt apo më vonë është gjë tjeter. Por natyrisht që është arritur me ndërmjetësimin e ndërkombëtareve edhe pse këtu po thuhet se ‘është bërë vetë’. Kjo marrëveshje u arrit me ndërmjetësimin e ndërkombëtareve.

Ndërsa Armand Shkullaku thotë se opozita dështoi me rrugën e protestave, por shpreh rezerva për kërkesat që ka artikuluar në raport me ligjin zgjedhor.

Shkullaku: Kjo (marrëveshja) është rruga e dytë meqenëse rruga e parë dështoi, të cilën nuk e shoh me shenja pozitive që mund të ndodhi, duke u nisur nga ajo që pamë dje, pra tryeza për reformën zgjedhore. Opozita duhet të kishte këmbëngulur fort në ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Kush del i fituar?

Për Fevziun të dyja palët momentalisht janë të fituara.“Ka një inkoherence të opozitës ka edhe lehtësim të mazhorancës se ka dalë nga impasi ky ishte. Opozita luftoi jashtë sistemit, por nuk arriti, ndërsa mazhoranca s’kishte qeverisje normale me opozitën jashtë sistemit”, theksoi ai.Thelbi i tyrezës mes PD e PS është dakordësia për të eleminuar shit-blerjen e votës. Por për Shkullakun me kërkesat e artikuluara deri më tani nga opozita mposhtja e pushtetit të Ramës do të jetë e vështirë të ndodhë.

“Kushtet ku jemi, me garën që dimë të zhvillohet e shoh të vështirë që opozita të mposhtë një pushtet që kontrollon gjithçka. Me një marrëveshje për bashkëqeverisje, që do ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja opozita do të jetë e humbur”.Në kushtet e reja politike ku ndodhet opozita, analisti Shkullaku thotë se Basha duhet të veprojë duke ringritur PD-në.“Lidershipi i PD-së duhet të japë prova. Premtimin për ndryshim duhet ta bëjë me akte dhe jo me fjalë”, tha Shkullaku duke kujtuar se në 2005 PD i fitoi zgjedhjet, pasi Berisha ftoi themeluesit ti bashkëngjiten partisë. abcnews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“S’tërhiqemi, mos e provokoni popullin”- Blushi: Bej kujdes Veliaj nga këta qytetarë të lirë!

Këshilltari i opozitës në bashkinë e Tiranës, Tedi Blushi paralajmëroi kryetarin e bashkisë së Tiranës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

TENSIONE NË SHESH – Përplasje te Bashkia, protestuesit “çajnë” rrethimin metalik, policia lëshon gaz lotsjellës

Përplasje mes policisë te Bashkia e Tiranës dhe protestuesve. Opozitarët, kanë prirë protestuesit, ndërsa kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kërceu dhe festoi në titullin e Interit, tërbohen tifozët e Juves, nisin një peticion kundër Cuadrados

Pasi kishte fituar 5 tituj në Serie A, 4 Kupa të Italisë dhe 2 Superkupa,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbyllen hetimet për rusët që hynë në bazën e Gramshit

Prokuroria e Elbasanit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen ndaj tre rusëve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione në protestë, hidhet molotov përpara Bashkisë së Tiranës

Tensione te Bashkia e Tiranës. Duket se situata është përshkallëzuar, pasi protestuesit kanë hedhur molotov.…

LEXO ME SHUME