Categories Lajme

“Nuk jam për p*rno në mes të ditës!”/ Alketa Vejsiu kritikon ashpër Big Brother VIP Kosova

Moderatorja e njohur, Alketa Vejsiu, ka komentuar në rrjetet sociale realizimin e “Big Brother VIP Kosova” dhe konkurrentët atje, duke mos kursyer aspak kritikat.

Përmes një InstaStory, Alketa Vejsiu ka deklaruar se vetë ajo në rolin e moderatores do ta prezantonte ndryshe dhe do të ngrinte nivelin e formatit, ndërsa shton se programi ka tejkaluar “çdo limit etik”.

Ajo thekson se nuk është aspak dakord me përmbajtje me natyrë erotike që transmetohet gjatë ditës.

“Do ta prezantoja mirë; do ta ngrija nivelin, sepse tek Bigu Kosovës, nga ajo që shoh në rrjetet sociale, është tejkaluar çdo limit etik. Nuk jam për porno në mes të ditës, kurrsesi. Shoh skena që të krijojnë bezdi dhe diskomfort,” shkruan moderatorja.

Ajo ka komentuar edhe për zgjedhjen e personazheve brenda shtëpisë, duke u shprehur se disa prej tyre nuk përfaqësojnë asgjë përveçse “tundin të pasmet dhe japin leksione erotizmi”.

“Ka personazhe interesantë, ka pastaj njerëz që nuk e di çfarë përfaqësojnë, me çfarë statusi futen. Pse duhet të bëhen model ca modele që nuk përfaqësojnë asgjë, veç tundin të pasmet dhe na japin leksione erotizmi”, ka shkruar ajo.

Ndër të tjera, Alketa Vejsiu shprehet se suksesi mund të vijë edhe duke rritur nivelin e personazheve.

“Mendoj se edhe duke rritur nivelin e personazheve dhe narrativën, sukses dhe lajm mund të prodhohet njësoj. Unë i shpall luftë vulgariteti, dhe ata që futen do të doja shumë të kishin ç’të tregonin dhe ç’të sillnin”, deklaron moderatorja.

Reagimi i plotë:

Hah, duhet ta bëja një edicion unë. Në rolin e producentes dhe gazetares së një reality show nuk më keni imagjinuar, por do të ishte bast i fituar.

Do ta prezantoja mirë; do ta ngrija nivelin, sepse tek Bigu Kosovës, nga ajo që shoh në rrjetet sociale, është tejkaluar çdo limit etik. Nuk jam për porno në mes të ditës, kurrsesi. Shoh skena që të krijojnë bezdi dhe diskomfort. “The drive” është “Sex sells”. S’do të shisja gjithçka për suksesin e një formati televiziv. TV ka një mision; është hapësirë shumë e privilegjuar.

Lëre pastaj modelet që serviren, njerëzit që futen. Ka personazhe interesantë, ka pastaj njerëz që nuk e di çfarë përfaqësojnë, me çfarë statusi futen. Pse duhet të bëhen model ca modele që nuk përfaqësojnë asgjë, veç tundin të pasmet dhe na japin leksione erotizmi.

Formati, ama, është një eksperiment social televiziv i provuar për numrat dhe suksesin. Nuk e kontestoj. Mendoj se edhe duke rritur nivelin e personazheve dhe narrativën, sukses dhe lajm mund të prodhohet njësoj. Unë i shpall luftë vulgariteti, dhe ata që futen do të doja shumë të kishin ç’të tregonin dhe ç’të sillnin.

Ka personazhe interesantë që më kanë pëlqyer, ndaj s’dua ta përgjithësoj këtë qëndrim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME