Categories Lajme

“Nuk jam unë daja”, çfarë thoshte Ragip Hajdini gjatë hetimeve për Rinasin, u nda nga jeta pa thënë fjalën e fundit drejtësia

Mëngjesin e sotëm ka humbur jetën në Spitalin e Traumës në Tiranë pas një sëmundje të rëndë Ragip Hajdini, i njohur me pseudonimin “daja” dhe që dyshohej se ishte një nga ideatorët e grabitjes së miliona eurove në 9 Prill 2019 në Rinas. Prej katër ditësh ai ndodhej në reanimacion, ndërsa familjarët denoncuan faktin se atij po i shkeleshin të drejtat, duke mos i lejuar të afërmit ti qëndronin pranë.

Ishte djali i tij dhe avokati që kërkuan ndërhyrjen e avokatit të popullit, që Hajdini të mos qëndronte i vetëm në ditët e fundit të jetës së tij. 51 vjeçari Hajdini, për grupin hetimor konsiderohej si një nga ideatorët e grabitjes dhe dyshohej se ishte një nga personat që mund të tregonte se ku ishin fshehur paratë e grabitura. Vetë Hajdini e ka mohuar vazhdimisht përfshirjen në këtë ngjarje, duke thënë se ai nuk kishte folur asnjëherë me Admir Muratajn për këtë çështje.

“Nuk jam unë ‘daja’ që kërkoni dhe pse kam një nofkë të tillë.

Kam dëgjuar në media që flitej për një ‘daja’, por po të kisha lidhje nuk rrija këtu. Kam pamjet filmike që nuk isha aty në ditën e grabitjes. Kam qenë duke drekuar me miq të mi, në një zonë që quhet Tulla e kuqe në Kavajë. Do ju vë në dispozicion foto dhe pamje filmike që unë nuk kam qenë atë ditë në Rinas.

Dua të më ballafaqoni më Alkond Bengasin që më ka identifikuar, dua ta pyes nëse jam unë ‘daja’ për të cilin ai ka folur”, është shprehur Hajdini në një nga deklarimet e tij në Gjykatë. 51-vjeçari u nda nga jeta pa mundur që të provojë pafajësinë e tij, dhe duke marrë me vete dhe ”sekretet” që mund të hidhnin dritë mbi një nga grabitjet më spektakolare që kanë ndodhur në vendin tonë në këto vitet e fundit. Kujtojmë se emri i Hajdinit doli fillimisht pas dëshmisë të të penduarit Alkond Bengasi. Bengasi e përshkruante atë si njeriun që takonte shpesh Admir Muratajn dhe Klement Çalën. I penduari i drejtësisë, Alkond Bengasi tregon bisedën me Klement Çalën, i cili e kishte paralajmëruar se do të dëgjonte një tronditje të madhe, dhe pas saj ndodhi dhe grabitja në Rinas.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë, më pas shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen rëndë dy të rinj në Fier, Policia shpall në kërkim 36-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Fier, ku kanë mbetur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Ngjarja e rëndë, arrestohet për “ngacmim seksual” kirurgu i spitalit. Kallëzimi i 21 vjeçares

Arrestimi është bërë pas kallëzimit të një vajze 21 vjeçare ndaj mjekut kirurg N.N. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy muaj pas vdekjes, familjarët e Xhuana Nikollajt kërkojnë drejtësi për 25-vjeçaren

Dy muaj pas vdekjes tragjike të 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, familjarë, të afërm dhe qytetarë të…

LEXO ME SHUME