Categories Sport

Nuk ka fitues në Kukësi-Teuta, kualifikimi shtyhet për në ndeshjen e kthimit

Përballje e fortë dhe e luftuar shumë në çdo cep të fushës, por asnjë gol i shënuar në sfidën e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë mes Kukësit dhe Teutës në “Elbasan Arena”, ndërsa tashmë finalisti do të përcaktohet në sfidën e ardhshme në Durrës. Sfida nuk nisi aspak mirë për verilindorët, pasi sulmuesi kryesor Vasil Shkurtaj pësoi një dëmtim që në minutën e dytë dhe u detyrua të largohet nga fusha në minutën e shtatë, për t’i lënë vendin futbollistit tjetër Cooper. Teuta ishte e para që provoi të zhbllokojë sfidën, me një gjuajtje të rrezikshme të mesfushorit Aleksi, por topi përfundoi jashtë, ndërsa 10 minutat e para ishin dukshëm më të mira për durrsakët që kërcënuan disa herë me topa në zonë. Me kalimin e minutave Kukësi mori kontrollin e lojës dhe filloi të shikojë gjithmonë e më shpesh nga zona kundërshtare, duke kërcënuar portën fillimisht me Limajn e më pas me dy krosime të rrezikshme, që u larguan nga mbrojtja e durrsakëve. Nuk munguan as pretendimet për 11-metërsh në dy momente nga ana e verilindorëve, fillimisht me Cooper dhe më pas me Maliqin, por në të dy rastet arbitri kryesor nuk ishte i mendimit se kishim të bënim me ndërhyrje për t’u ndëshkuar.

Në fillim të pjesës së dytë u shfaq një Kukës shumë entuziast dhe me dëshirë për të shënuar golin e avantazhit, por rastet më të rrezikshme i krijoi Teuta, që kërcënoi fillimisht me mbrojtësin Kouro dhe më pas ishte Lorenco Vila që doli përballë portierit, por gjuajtja e tij u ndal nga Xhika.

Në minutën e 60’, trajneri Orges Shehi përdor kartën Abazaj, i cili i jep një tjetër impuls lojës së verilindorëve në krahun e djathtë, ndërsa në një moment provoi edhe aftësitë e portierit Frashëri, me një gjuajtje nga distanca. Në minutën e 72-të, pas një krosimi nga e djathta e sulmit durrsak, topi devijohet me dorë nga mbrojtësi Gëzim Krasniqi, por nuk është i këtij mendimi arbitri kryesor, pavarësisht protestave të shumta të futbollistëve të Teutës.

Minutat në vijim nuk sollën asgjë për t’u shënuar, përveç faktit që mbrojtësi i Teutës Kouro u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në shtesë dhe la të tijtë me një lojtar më pak përreth 120 sekonda. Vërshëllima finale la në fuqi barazimin 0-0, rezultat ky që lë tërësisht të hapur çështjen e kualifikimit, pasi tashmë Teuta dhe Kukësi do të synojnë finalen në përballjen e “Niko Dovanës” dy javë më vonë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME