Categories Showbiz

Nuk ka qetësi për çiftin, i dashuri Rihanna-s arrestohet në Los Angeles

Nuk kanë të sosur telashet për reperin ASAP Rocky. Ai është arrestuar në Los Angeles.

Sipas“Tmz”, reperi i njohur edhe si i dashuri i Rihannas me të cilin pret një fëmijë, ka mbërritur nga Barbados në aeroportin LAX të metropolit me një avion privat dhe në terminal është pritur nga disa agjentë të cilët e kanë marrë me pranga.

Po sipas “Tmz”, akuzat ndaj tij lidhen me të shtënat me armë zjarri të regjistruara nëntorin e vitit të kaluar ku ASAP Rocky ishte protagonist.

Nuk ka shumë detaje në lidhje me akuzat ndaj reperit.

Burime thanë për “Tmz” se më 6 nëntor 2021, Rocky dyshohet se ka qëlluar tre ose katër herë në drejtim të një personi që ka mbetur i plagosur në dorë.

Por nuk dihet se ku ka ndodhur kjo apo arsyeja e të shtënave.

Javën që lamë pas, një prej lajmeve më të komentuara ishte “tradhtia që A$AP Rocky i kishte bërë Rihannës”.

Kujtojmë se dyshja presin fëmijën e tyre të parë.

TMZ dhe Page Six, duke cituar disa burime anonime të afërta me çiftin, i mbyllën shpejt thashethemet, të cilat filluan nga një postim në Twitter nga një shkrimtar, i cili është quajtur si “Ndikuesi më i çrregullt i modës në Instagram” nga revista Interview.

Pas një reagimit të stilistes, me të cilen supozohej që reperi kishte tradhtuar Rihannën, e cila hodhi poshtë të gjitha thashethemet dhe shprehu adhurimin për këngëtaren, blogeri që ishte i pari që përhapi këtë lajm të pavërtetë, ka kërkuar falje publike.

 “Mbrëmë mora një vendim budalla për të postuar disa informacione që kisha marrë”, shkroi Pisano. “Unë nuk do të flas për burimet, nuk do të fajësoj të tjerët për një diskutim që filloi, etj, sepse në fund të ditës mora vendimin për ta shkruar atë postim, që mban emrin tim”, duke shtuar, “Unë do të doja t’u kërkoja falje zyrtarisht të gjitha palëve që përfshiva në veprimet e mia dhe për postimet e mia të pamatura në Twitter. Nuk kam asnjë justifikim për këtë, kam qenë shumë i përfshirë në dramën e krijuar.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME