Categories Lajme

Projekti “Advokim dhe ndërgjegjësim për ndryshimet klimatike dhe një marrëveshje të gjelbër për Shqipërinë”

Të Premten e kaluar (08 Prill 2022) Instituti i Politikave Mjedisore/Institute for Environmental Policy në bashkëpunim me Bashkia Vlorë dhe organizatës SEEP zhvilluan një takim në kuadër të projektit “Advokim dhe ndërgjegjësim për ndryshimet klimatike dhe një marrëveshje të gjelbër për Shqipërinë”. Takimi u zhvillua midis shoqërisë civile, komunitetit të Vlorës me përfaqësuesit e autoriteteve vendore të qarkut Vlorë sikurse, Drejtoria e Bujqësisë dhe Mjedisit Bashkia Vlorë, Agjencia Rajonale e Bregdetit, Agjensia Rajonale e Zonave të Mbrojtura Vlorë, Bashkia Selenicë si dhe media lokale.

  1. Simo Ribaj nga SEEP njohu pjesmarrësit me çështjen e ndryshimeve klimatike dhe përpjektej e shoqërisë civile në Vlorë për tu përshtatur ndaj këtij fenomeni. Nënkryetarja e Bashkisë Vlorë, Znj. Aulona Beqiri Veizi, parashtroi punën e bashkisë në përballje me këtë fenomen sikurse dhe drejtorinë e re të Mjedisit dhe Bujqësisë në Vlorë.

Endri Haxhiraj nga Instituti i Politikave Mjedisore prezantoi evidencat e ndryshimeve klimatike në terren, propozimin për Marrëveshjen e Gjelbër Shqiptare dhe aspektet rregullatore në nivel qëndror. Takimi vijoi me diskutime nga pjesmarrësit.

Vullneti i shprehur në takim tregon se autoriteti vendor dhe institucionet e këtij qyteti po i shohin të rëndësishme nismat përshtatëse ndaj ndryshimeve klimatike. Edhe në qarkun Vlorë sikurse në çdo qytet tjetër, autoritetet vendore nuk kanë kompetenca dhe buxhet të mjaftueshëm për të ndërhyrë në terren dhe bashkërendimi i autoriteteve qëndrore me ato lokale dhe komunitetin për të marrë masa për ndikimet e klimës është mëse i nevojshëm. Kjo duhet theksuar përsa i përket mbështjet që u duhet bërë bashkive për hartimin e planeve vendore për masat ndaj ndryshimeve klimatike. Njëkohësisht, përfshirja dhe bashkërendimi me komunitetin mbetet me rëndësi për të patur një zbatim praktik të këtyre planeve.

IEP dhe organizatat e kanë ngritur këtë çështje edhe më parë por do të vijojnë të insistojnë tek autoritetet qëndrore në vend për veprim ndaj krizës klimatike.

Projekti “Advokim dhe ndërgjegjësim për ndryshimet klimatike dhe një marrëveshje të gjelbër për Shqipërinë”, zbatohet nga IEP, në kuadër të #IdeAL, “Dialog për zhvillim politikash gjithëpërfshirëse në Shqipëri-ideAL”, projekti i zbatuar nga Co-PLAN Institute for Habitat Development dhe Qendra e Politikave Evropiane (EPC, Belgjikë) me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian

#IdeAL #EuropeanUnioninAlbania

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME