Categories Lajme

Në kuadër të projektit “Zhdukja e ekosistemeve nga aktiviteti i gurorereve” ,pjese e programit Green Al”Fuqizimi i Organizatave të Shoqërisë Civile për Mbrojtjen e Mjedisit

Qendra mjedisore Vizioni i Gjelbër, realizoi takimin informues me banorët e fshatit Vranisht për: – të drejtat ligjore të tyre mbi pasuritë publike, – detyrat e pushtetit vendor, dhe – detyrimet e subjekteve përfituese ndaj komunitetit dhe mjedisit. Banoret u treguan shume aktive gjate takimit.

Ata u prononcuan të gjithë, duke shprehur keqardhjen per moszbatimin e legjislscionit ne fuqi. Gjithashtu, ata shprehen shqetesimin e tyre, te akumuluar prej shumë vitesh, që një pasuri aq e madhe natyrore është larguar dhe për fshatin nuk është bërë asgjë.

Qendra e fshatit është e rënuar dhe e shkatërruar, rruga gjithashtu. Natyra është shpërfytyruar dhe asgjë nuk është rehabilituar. Pushteti vendor është në gjumë, ose bën sikur nuk shikon. Banorët u njohën me të drejtën e tyre ligjore për tu informuar, pyetur dhe dëgjuar nëpërmjet konsultave publike.

Konsultat publike janë detyrim ligjor për tu realizuar nga bashkia dhe institucionet shtetërore. Pushteti vendor ka detyrimin, jo vetëm të lidhë kontrata me këto subjekte, por duhet të përcaktojë qartë në to detyrimin e subjekteve për të investuar cdo vit për fshatin ku ata përfitojnë, si edhe rehabilitimin e detyrueshëm të mjedisit të dëmtuar.

Në kuadër të projektit “Zhdukja e ekosistemeve nga aktiviteti i gurorereve” u realizua informimi i banoreve te fshatit Vranisht me:

– Të drejtat e tyre ligjore mbi pasurite publike, – Detyrat e pushtetit vendor, – Detyrimet e subjekteve perfituese ndaj komunitetit dhe mjedisit.

Aktiviteti eshte pjese e programit Green Al”Fuqizimi i Organizatave të Shoqërisë Civile për Mbrojtjen e Mjedisit në Shqipëri”, i financuar nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim me fondet e Qeverisë Suedeze, i zbatuar nga Co-PLAN Institute for Habitat Development në bashkëpunim me CISP Sviluppo dei Popoli, VIS Albania, COSV – Cooperazione per lo Sviluppo #GreenAL #SIDA #MbrojtjaeMjedisit 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME