Categories Lajme

Nuk ka studentë, mbyllen disa degë në universitetet e Gjirokastrës dhe Elbasanit

Dy universitete në rrethe e nisin këtë vit akademik me tri programe studimi më pak, për shkak se për të disatin vit radhazi nuk janë mbushur kuotat për t’u çelur si degë. IAL-të e prekura janë “Eqerem Çabej” në Gjirokastër dhe “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, në të cilat mungesa e të rinjve i ka çuar në kolaps. Tek i pari nuk janë vetëm degë mësuesie ato që janë goditur nga nota e rritur mesatare, por edhe një program i kërkuar shumë së fundmi.

Konkretisht, bëhet fjalë për Teknologji Informacioni, Matematikë Fizikë dhe Gjuha italiane. Në prag mbylljeje janë edhe degë të tjera të mësuesisë dhe parashkollori, për të cilat ka pasur interes shumë të ulët nga aplikantët e sivjetshëm. Në rang universiteti ka pasur rritje të pranimeve të reja në masën 16%, kryesisht në Administrim biznes, Turizëm apo degë që i përgjigjen tregut të punës. Nga mungesa e studentëve është prekur edhe Universiteti i Elbasanit, i cili këtë vit nuk hap programet fizike kompjuterike dhe Gazetari sportive. Rritja e notës mesatare për pranimet e reja, e veçanërisht për degët e mësuesisë, ka çuar në kyçjen e disa degëve në rrethe sidomos, ndërsa vë në rrezik shumë të tjera.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plagosi me thikë një person në Poliklinikën e Shkodrës/ Në pranga 18-vjeçari edhe i ati i tij

Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale, për dokumentimin e autorësisë dhe përgjegjësive në lidhje me ngjarjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet e mbytur një 45-vjeçare në Liqenin e Thatë, nisin hetimet

Një 45-vjeçare është gjetur e pajetë në ujërat e Liqenit të Thatë në Tiranë, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT ndërhyn në Dhërmi/ Pezullohen aktivitetet dhe gjobiten subjektet për ndotje mjedisore

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka pezulluar aktivitetin dhe ka vendosur gjoba ndaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME