Categories Lajme

‘Nuk kam parë vit të ri me sy…sot nuk e përballoj dot’, rrëqeth i moshuari nga Thumana

Familja Koxha në Thumanë jeton vetëm pensionin që merr kryefamiljari dhe pensioni i bashkëshortes së tij e cila prej 30 vitesh vuan nga epilepsia. Sipas kryefamiljarit dimri është shumë i vështirë për tu kaluar në çadër pasi bën ftohet dhe nuk kanë asnjë mundësi ngrohje përveçse batanijet. Ai ka edhe një apel për shtetin duke thënë se nga ata kërkon vetëm që të vijnë dhe ta pyesin nëse është gjallë apo jo. Sipas zotit Koxha të ardhurat janë të pamjaftueshme dhe se nuk e di si do të ja bëjë që të kalojë dimrin. Ndërkohë ai shprehet se Vitin e Ri e ka kaluar në çadra dhe nuk ka patur se me çfarë të festojë. I pyetur në lidhje me bonusin e qirasë ai është shprehur se ende nuk e ka marrë, ndërsa pranon se në banesat me qira nuk është zhvendosur për shkak se ka gruan të sëmurë dhe bagëti që nuk i le dot vetëm. “Ra i pari por u futem, kur ra i dyti frigoriferi na kishte zënë derën. Kjo është një gjë natyrore, por ne e dimë se nuk përballohen kollaj por të paktën të vijnë ndonjëherë të na shohin a jemi gjallë, Ca ushqime i ka sjellë. Batanije por jemi shumë në zor. Shteti duhet të na shohin. Ne kemi jetuar këtu që kur ka ra tërmeti. Unë kam gruan e sëmurë me epilepsi dhe jam i detyruar të rri me të. Ndryshe do kisha ikur edhe unë, por kam edhe një lopë, por edhe ca gjëra brenda në shpi. Edhe bashkisë e qeverisë nuk i bimë dot në qafë. Kam nejt 20 vjet në ruajtje të kufijve por sot nuk e përballoj dot. Nuk kam parë 31 dhjetor me sy. Këtu e kam kalu. Nuk ka patur me hëngër. ” tha kryefamiljari Koxha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME