Categories Politike

“Nëse s’do ta lësh fatin tënd në dorën e Monikës…”- Kryemadhi: Dyert e LSI janë të hapura për kandidatët për deputetët dhe për drejtues

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka bërë sërish një thirrje për të gjithë të rinjtë dhe të rejat që t’i bashkohen Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Nga studio e emisionit “Top Talk”, Kryemadhi u shpreh se LSI është e hapur për të rinj të reja profesionistë, të aftë që kanë bërë një karrierë jashtë jetës politike për të kontribuuar dhe marrë edhe poste drejtuese në parti.

“Konventa e ditës së shtunë, thoshte që ne si Lëvizje Socialiste për Integrim, pra unë, zoti Manjani, zoti Vasili, Luan Rama e të gjithë të tjerët, po themi në investimin tonë , unë 15-vjeçar, zoti Manjani 6-vjeçar, zoti Luana Rama 8-vjeçar, zoti Vasili 15-vjeçar e shumë të tjerë, po ua japim investimin tonë në Lëvizjen Socialiste për Integrim, disa fytyrave të reja që të vijnë dhe ta marrin,. Dhe dyert janë të hapura për të kandiduar për deputetë, për administratë, për komisionet politike të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe pse jo dhe drejtues të partisë. Dhe ajo që unë mendoj, që ndoshta kemi edhe një keqkuptim nga ju, është që të largojmë fytyrat e vjetra, sepse ne që kemi qeverisur nuk kemi më pse të rrimë vërdallë dhe t’u imponohemi të tjerëve. Hajde t’u hapim rrugën djemve dhe vajzave të reja.

Është shumë inovative kjo që thoni… Është inovative, por ka nevojë edhe për një strukturë eksperience dhe profesionalizmi. Pse? Sepse në qoftë se ne në LSI kemi shumë të rinj dhe të reja dhe do t’iu mungojë ana profesionale, atëherë prandaj dhe ne kërkojmë hapjen e partisë, për të përfshirë njerëz që janë jashtë partive politike, vijnë nga bota akademike, nga një botë në të cilën kanë krijuar karrierën e tyre profesionale, për ta rigjetur veten dhe për të bërë edhe ndryshimet që duhen bërë. Sepse nëse ti nuk beson te Monika, do ta lësh fatin tënd në dorë të Monikës apo do të vish ta ndryshosh? Do ta ndryshosh dhe kjo është hapja e partisë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME