Categories Lajme

Nëse mendoni se jemi evropianë, shikoni këtë video

Nga: Mentor Kikia Për çfarë po flisnit ju, për hapjen e negociatave këtë pranverë?
Po ti, çfarë the, që ne kemi marrë kryesinë e OSBE-së?
Po ti, sikur zure në gojë gjë “Minishengenin” dhe rolin udhëheqës të Shqipërisë në rajon?
Aha, ti tjetri po thua se jemi anëtar i denjë i NATO-s
Ndërsa ai aty, me duket sikur po përpiqet të tregojë se në një fushë atje në Fier është një incenerator mbetjesh. Në fakt nuk është fare, por shteti i paguan rimbursim nja 5 a 8 milion Euro çdo vit “njërit”. Epo mirë, para se të mendoni se jemi bërë evropianë të denjë, po ju kërkoj të shikoni këtë video. Eshtë bërë dje, në Vilë Bashtovë, Rrogozhinë. Shkumbini ka shkarkuar në det, vetëm në muajin dhjetor, tonelata mbetje.

I kanë hedhur njerëzit nëpër përrenj e lumenj. Ca sepse, në shumicën e vendit nuk ka fare kosha per mbetjet, ca sepse i hedhin vetë Bashkitë në lumë, e ca sepse nuk kanë fare edukatë. Ky është një plazh që vjet mbi 150 vullnetarë punuan dhe e pastruan, ku erdhën edhe ata turistët e huaj që na degjeneruan, sepse dolën lakuriq.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME