Categories Lifestyle

Nuk keni perse te nderroni shampot cdo dite dhe te harxhoni para, perdoreni vajin e ullirit ne kete menyre dhe ju do te keni

Disa prej nesh vuajnë nga humbja, hollimi apo vështirësia për të rritur flokët. Disa të tjera duan vetëm t’i mbrojnë nga dielli apo nga dëmtimet e shumta, prandaj për të gjitha këto, ndiqni këshillat e Diolës, që thotë se: ”Një studim nga International Journal of Trichology, 2015, tregoi se vajrat si ai i ullirit, kokosi apo jojoba, mund të luajnë rol të rëndësishëm në mbrojtjen e flokut nga dëmtimi. Kjo falë acideve yndyrore dhe antioksidantëve të gjendur në vaj”. Duke parë që vaji i ullirit jo vetëm që është më i dashuri, por dhe më i gjenduri në shtëpitë tona, maskat që Diola propozon kanë pikërisht këtë përbërës kryesor: vajin e ullirit.

Vaj ulliri me mjaltë: 3 lugë gjellë me vaj ulliri + 1 lugë gjelle me mjaltë.

Kjo pastë e përfituar aplikohet në flokët të thatë, mbasi i kemi ndarë ato në seksione të ndryshme. Pas aplikimit të maskës, flokët mbështillen me një qese dhe më pas me një peshqir. Maska për flokët duhet mbajtur 30-90 minuta. Nëse ju keni flokët të thatë, kjo maskë rekomandohet të praktikohet dy herë në javë, ndërkohë që flokët e yndyrshëm e kanë të mjaftueshme një herë më pak.

Vaj ulliri me banane: 3 lugë gjellë vaj ulliri +1 banane

Prezenca e kaliumit në banane, ndihmon në parandalimin e rënies së flokut, Një banane e shtypur ( pa lëkurë) dhe një lugë gjellë vaj ulliri janë përbërësit e kësaj maske. Pasta e përfituar shpërndahet në flokët e thatë mbasi i kemi ndarë në seksione të ndryshme flokët. Koha e mbajtjes së maskës vlen si në rastin e parë, nga 30-90 minuta.

Vaj ulliri me kos dhe vezë: 3 lugë gjellë vaj ulliri+ 1 lugë kos+ vezë

Maska e tretë që ka gjithashtu si përbërës kryesor vajin e ullirit, ndryshon përbërjen vetëm te sasia e vezëve. Personat me flokë të thatë duhet të vendosin 2 të verdha veze, personat me flokë të yndyrshëm duhet të vendosin dy të bardha veze, ndërkohë që personat me flokë normal duhet të vendosin një vezë të plotë. Aplikimi kryhet si në maskat e tjera, në flokë të thatë dhe mbasi jemi kujdesur që flokët t’i ndajmë në seksione të ndryshme. Maska me vaj ulliri, kos dhe vezë mbahet nga 30-90 minuta, duke u kujdesur që të mbështjellim flokët me një qese dhe me pas me peshqir. Paçi flokë sa më të shëndetshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME