Categories Lajme

“Nuk ma varte shumë”, Seldi tregon si u njoh me të dashurën e re: E pashë në koncert dhe më…

Pak ditë më parë, këngëtari i njohur Seldi Qalliu bëri publike lidhjen e tij të re. Vajza quhet Sindi, është 22 vjeç dhe punon si modele. Sot dyshja kanë dhënë intervistën e tyre të parë së bashku, për emisionin “Ftesë në pesë”. Ato kanë treguar se janë njohur me datë 14 shkurt, në një koncert në Milano dhe ka qenë dashuri me shikim të parë. “Ka qenë dita e të dashuruarve, 14 Shkurt kur jemi njohur për herë të parë. Kemi qenë në Milano dhe kisha shkuar te tezja ime. Ajo më tha që do bëhet një koncert, hajde shkojmë por nuk isha aq e përgatitur në fakt. Në atë moment, kemi rastisur të dy në kohën dhe në vendin e duhur”, tregoi Sindi.

“Në një koncert sytë shkojnë por nuk ngacmojnë. Në atë koncert ishin të gjithë çifte të dashuruarish dhe më bëri përshtypje një gocë. Gjithë kohës që po këndoja e shihja, nuk është se ma varte shumë me thënë të drejtën por është gjë e mirë. Gjithmonë gjërat e vështira më kanë pëlqyer më shumë. Nga aty filloi çdo gjë, pastaj pas kuintave, kemi folur. Mendoj se është dashuri me shikim të parë”, ka vazhduar Seldi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME