Categories Lajme

Numër i lartë i humbjeve nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, regjistrohen 722 raste të reja në 24 orë

Maqedonia e Veriut, të premten ka regjistruar edhe 26 viktima me COVID-19 duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurve në 6.013 persona. Nga testimi i 5.865 mostrave, pozitivë me COVID-19 kanë dalë 722 persona, teksa numri i përgjithshëm i rasteve aktive ka arritur në 14.998.

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, në Shkup janë regjistruar gjashtë të vdekur dhe pesë në Tetovë. Nga tri viktima janë regjistruar në Kumanovë dhe Gostivar, nga dy në Strugë dhe Kërçovë ndërsa nga një në qytetet e Ohrit, Shtipit, Strumicës dhe Kriva Pallankës. Ministria e Shëndetësisë ka dalë edhe me një raport mbi numrin e viktimave në katër javët e fundit, dhe sipas të dhënave, prijnë qytetet ku numri i të vaksinuarve është shumë i ulët në përqindje.

Gjatë kësaj periudhe, 480 persona të infektuar me koronavirus kanë vdekur dhe prej tyre 429 nuk ishin të vaksinuar. Prej tyre, në Tetovë janë regjistruar 106 viktima ndërsa në Gostivar 73. Në qytetet ku përqindja e vaksinimit është e lartë, numri i viktimave është shumë i ulët, mes një dhe tre të vdekur.

Ministria e Arsimit ndërkohë ka njoftuar edhe për 14 nxënës të infektuar me koronavirus, por nuk ka dhënë detaje për vendin dhe shkollat ku janë regjistruar rastet. Infektimet vijnë tre ditë pas fillimit të vitit të ri shkollor me prani fizike, por ministrja e Arsimit, Milla Carovska ka thënë se infektimeve nuk kanë ndodhur në shkolla, por se nxënësit kanë pasur COVID-19 para se të nisnin vitin e ri shkollor.

“Shërbimet epidemiologjike dhe Inspektorati Shëndetësor kanë dalë në terren dhe po veprojnë në bazë të protokolleve. Por, ky numër nuk është i lartë dhe përbënë vetëm se 0.01 për qind të numrit të përgjithshëm të nxënësve në shtet. Shpresoj që kjo përqindje të mbetet e njëjtë. Nuk kemi nxënës të infektuar në shkolla dhe ende nuk kemi përhapje të virusit brenda hapësirave shkollore”, ka deklaruar Carovska. Ajo i ka bërë thirrje nxënësve dhe prindërve të tyre që të respektojnë masat, të cilat jo vetëm që janë në mirën e tyre, për ruajtjen e shëndetit, por edhe për mbarëvajtjen e procesit mësimor me prani fizike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 9 Maj 2024

Dashi Fokusohuni në gjithçka, me qëllim arritjen e një objektivi të ri profesional, i cili…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kinë, kopshti zoologjik kritika pasi u zbulua se lyente qentë për t’i bërë të dukeshin si arinj panda

KINE Një kopsht zoologjik në Kinë po përballet me një sërë reagimesh pasi u zbulua…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbi 2 milionë euro, mijëra dollarë dhe paund të padeklaruara në kufi u sekuestruan në 2023 në Shqipëri

Rastet e mosdeklarimit të vlerave monetare u dyfishuan në vitin 2023 dhe po kështu edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hoqi nga vendi i aksidentit makinën e vajzës dhe fshehu provat, arrestohet inspektori i policisë në Gjirokastër

Një inspektor policie është vënë nën arrest shtëpiak me urdhër të prokurorisë së Gjirokastrës. Th.M…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthimi me dy viktima në Lushnjë/ Deputeti Bujar Çela i punësoi vetë njerëzit, zbardhen rrëfimet e familjarëve

Dy muaj nga tragjedia në biznesin e  deputetit socialist Bujar Çela, ku humbën jetën Roland…

LEXO ME SHUME