Categories Lajme

Shkodër: Administrata shkoi vonë në punë, bashkia i mbyll zyrat me zinxhir

Gazetari i Ora News, Bepin Kolvata ka denoncuar mbylljen e derës nga Bashkia e Shkodrës në orar pune. Ai shkruan se administrata nuk paraqitet në punë në orar duke bërë që të mbyllet dera me zinxhir. Ai shton se Shkodra nuk ka borxh të tilla skena, sepse ligji i ka të parashikuara qartë sjelljet e administratës dhe çdo shkelje që ato mund të kryejnë.

Kolvata: Na ndodh me pa shume skena, po edhe kjo duhej? A ka me turp per nje kryetar bashkie qe shkon deri ne kete pike. E perse? Sepse administrata nuk paraqitet ne pune ne orarin zyrtar. Çfare paradoksi, ata shkelin orarin, ndersa titullari per te frenuar hyrjen e tyre ne godine, u kyç deren me zinxhir.

Po masat e tjera a kane shterruar? Po autoriteti i nje kryetari bashkie ku eshte? Cilet jane keto te “pabindur” qe paguhen nga taksat tona e qe kryetarja e bashkise paska gjetur si forme per t’i ndeshkuar duke mbyllur dyert e nje ambjenti ku merren edhe sherbime te tjera, si rasti i zyrave me nje ndalese, apo QKR dhe QKL, sepse nuk di si ti ndaloje ndryshe.

Mos e beni Shkodren te hyje ne histori per te tjera bema, sepse i keni dhene mjaftueshem ne gjithe keto vite. Nuk ju a ka borxh ky qytet te tilla skena, sepse ligji i ka te parashikuara qarte sjelljet e administrates dhe çdo shkelje qe ato mund te kryejne. Çdo i “pabindur” qe ngroh karriget e zyrave te bashkise le te shkoje ne shtepi, por pa zinxhir ne dyer, sepse ato jane vetem deshmia e deshtimit dhe renies se autoritetit te nje drejtuesi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Parlamenti Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri: Hetim për përdorimin e forcës nga policia dhe thirrje për dialog

Parlamenti Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri: Hetim për përdorimin e forcës nga policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 19 Tetor 2026

Dashi Intuita e sotme do të jetë vendimtare. Përdoreni atë në çështjet familjare dhe në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ 69 persona të arrestuar dhe 20 të proceduar penalisht, 19 efektivë policie të lënduar

Protesta në Tiranë/ 69 persona të arrestuar dhe 20 të proceduar penalisht, 19 efektivë policie…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Shpërthim me lëndë plasëse në Llakatund, dëmtohet makina e administratorit të Shushicës, Igli Bimaj

Vlorë/ Shpërthim me lëndë plasëse në Llakatund, dëmtohet makina e administratorit të Shushicës, Igli Bimaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni “Blindi” në Laç/ Arrestohen dy persona, lëviznin me BMW të blinduar, sekuestrohen drogë, jelek antiplumb dhe shpatë

Operacioni “Blindi” në Laç/ Arrestohen dy persona, lëviznin me BMW të blinduar, sekuestrohen drogë, jelek…

LEXO ME SHUME