Categories Lajme

Numër i ulët regjistrimesh për klasat e para, shtyhen afatet, kur do të nisë viti i ri shkollor

Ministria e Arsimit ka shpallur të tjera data regjistrimesh për nxënësit e klasave të para dhe të dhjeta.

Mbyllja e faqes qeveritare të shërbimeve e-Albania për një kohë të caktuar nga sulmi kibernetik dhe pamundësia e prindërve për t’i regjistruar fëmijët në shkollat ku dëshirojnë dhe jo aty ku e përcakton sistemi, ka detyruar dikasterin e arsimit të rihapë regjistrimet në 15 gusht.

Si rrallëherë këtë vit, pas fazës së parë mbetën shumë nxënës pa u regjistruar. Vetëm 70% e fëmijëve të klasave të para mundën të regjstroheshin, ndërsa në gjimnaz shifra ishte edhe më e ulët, 60%.

Specialistë pranë Ministrisë së Arsimit tregojnë se faza e dytë e regjistrimeve online ju jep mundësi edhe aplikuesve që preferojnë shkolla të tjera larg vendbanimeve të tyre. Ky është viti i dytë për Tiranën dhe i pari në të gjithë vendin që regjistrimet për klasat e para dhe për klasat e dhjeta bëhen online.

Për shkak te sistemit, i cili të përcakton shkollën, referuar vendbanimit, shumë prindër një vit më parë zgjodhën shkollat private për të shmangur stresin dhe lodhjen që u krijoi sistemi online.

Tashmë, mbetet për t’u parë se si do të vijojë faza e dytë e regjistrimeve gjatë gushtit, ndërkohë që në 12 shtator nis viti i ri shkollor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME