Categories Lajme

Numri dy i Zyrës Federale Kriminale të Gjermanisë në zyrën e Fatmir Xhafës

Minstri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka pritur Zv. Presidentin e Zyrës Federale Kriminale Gjermane, Peter Henzler në Tiranë. Në takim u diskutua mbi thellimin e bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe BKA-së, ndërsa Xhafaj shprehu mirënjohjen për projektet që po zhvillohen me ndihmën e Gjermanisë, sidomos në fushën policore.

Fatmir Xhafaj: “Bashkëpunimi deri më sot ka qenë shumë i mirë dhe jemi shumë të interesuar që të thellohet e konsolidohet akoma më tej.”

Henzler vlerësoi planin e veprimit për luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri. Ai theksoi se zbatimi i këtij plani është një shans i mirë për të vijuar bashkëpunimin në fusha me interes si për Gjermaninë ashtu edhe për Shqipërinë.

Peter Henzler: “Ne, duke iu referuar grupeve kriminale, të cilat veprojnë si në vendin tonë ashtu edhe në Gjermani, kemi një kundërshtar të përbashkët, ndaj edhe qasja jonë në luftën kundër tij duhet të jetë e përbashkët dhe e koordinuar.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME