Categories Lajme

“Numri i rikthimeve, më i vogël se i ikjeve”, Rama podcast me katër të rinj që kanë zgjedhur Shqipërinë për të punuar

Në episodin e dhjetë, Podcastit i moderuar nga kryeministri Edi Rama i titulluar “Flasim” kishte të ftuar katër të rinj nga vende të ndryshme të votës të cilët kishin ardhur në Tiranë ku dhe punojnë.

Të ftuarit e kryeministrit në këtë podcast ishin një nga Zvicra, një nga Argjentina një nga Amerika dhe një shqiptare e cila kishte jetuar për shumë vite në Gjermani dhe ishte kthyer në Tiranë për punë.

Shefi i qeverisë  gjatë kësaj bisede nuk i ka kursyer batutat dhe ngacmimet me të rinjtë të cilët duket se kanë gjetur veten në Tiranë.

Rama e ka pyetur agjentinasin se si ndihet në Shqipëri dhe ai i ka thënë se ndihet i sigurtë dhe pse në fillim shumë njerëz e cilësojnë si vend të rrezikshëm por kur vjen këtu është diçka komplet ndryshe.

Gjatë intervistës me zvicerianin ka folur në lidhje me lidhjen që ai ka krijuar me Shqipërinë, ku Musa i ka theksuar se sa më shumë qëndro aq më shumë e ka të vështirë largimin.

Nga ana tjetër kryeministri është shprehur se Shqipëria është një vend që të kthehet në varësi, por sigurisht ka dhe shumë shqiptarë që duan të largohen nga vendi për të parë një jetë ndryshe.

“Shqipëria të kthehet në varësi. Kam parë shumë njerëz, për shembull, të huaj me të cilët kam lidhje për hir të punës, ambasadorë, të cilët, ndoshta, kur kanë ardhur, nuk kanë qenë entuziastë, për ta thënë butë, por nuk kam parë asnjë të lumturohet kur largohet nga vendi. Sigurisht, janë shqiptarët që ende duan të largohen, të provojnë eksperienca të reja, por është e kuptueshme, është shumë e kuptueshme.

Ky është një moment në histori, kur ka një mundësi që ne nuk e patëm për shumë vjet, por, në të njëjtën kohë, po dëgjoja Uardën dhe dëgjoj me kujdes njerëzit që kthehen.

Më kujtohet edhe vetja, se edhe unë kam qenë emigrant dhe, e di, vjen një moment kur ke nevojë për këtë, ke nevojë për këtë atmosferë, ke nevojë për këtë ngrohtësi, madje edhe për mungesën e rregullave rigoroze të qarkullimit rrugor dhe ke nevojë edhe për ekspresin. Ku mund ta pish një ekspres në Berlin, më thuaj? Ku mund ta pish një kafe në Berlin, që të thuash “uau””, ka thënë ai.

Gjithashtu Rama në këtë episod është shprehur se numri i atyre që rikthehen është më i ulët në krahasim me ato që ikin, por rikthimi i tyre është i sigurtë dhe janë të bindur për vendimin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME