Categories Lajme

Numri i të prekurve me covid që shtrohen në spital rritet, qytetarët indiferentë ndaj masave

Autoambulancat përpiqen të çajnë trafikun e rrugëve të Tiranës për të shpëtuar një tjetër jetë. Ndërsa në spitalet Covid numri të prekurve me koronavirus që kanë nevojë për trajtim të specializuar vijon të rritet.

Vetëm në shërbimin Infektiv në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në një orë paraditen e të shtunës mbërritën 3 urgjenca. Por shumë prej banorëve të Tiranës duket se  janë indiferent ndaj kësaj situate dhe nuk respektojnë masat që mund të frenojnë përhapjen e Covid 19.

Nuk mbajnë maskë, ose e vendosin barrierën mbrojtëse sa për ti shpëtuar gjobës së policisë. Lokalet i sheh të mbushura plot ndërsa qytetarët nuk e kanë problem të konsumojnë kafenë fare pranë njëri tjetrit.

Shpërfillës ndaj masave anti-Covid janë dhe ata që udhëtojnë me autobus. Tirana është vatra më e nxehtë e  koronavirusit në Shqipëri me mbi 21 mijë të prekur aktiv, por ndërsa lëviz  në  rrugët e saj për shumë qytetarë pandemia është një ngjarje e shkuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME