Categories Lajme

Numri i ulët i nxënësve, mbyllet shkolla e fshatit në Vlorë

Në shkollën e fshatit Bestrovë, pjesë e Bashkisë së Vlorës, nuk ka nisur viti i ri arsimor. Shkak është bërë mbyllja e saj, nga numri i ulët i nxënësve. Në këto kushte prindërit detyrohen t’i arsimojnë fëmijët në qytetin e Vlorës.

Shkolla “Ilia Kici Dashi” në fshatin Bestrovë të Vlorës nuk i ka hapur dyert për vitin e ri arsimor. Aktualisht aty funksionon vetëm kopshti. Numri i ulët i nxënësve solli edhe mbylljen e saj edhe pse ambientet janë ndër më të mirat në zonë.

Në njësinë administrative qendër, pjese e bashkisë Vlore është edhe shkolla e Kërkovës ku ndjekin procesin mësimor 36 nxënës të ciklit të ulët. Ndërsa fëmijët e 9-vjeçares detyrohen të shkojnë çdo ditë në qytetin e Vlorës. Banorët ankohen se nuk e përballojnë dot transportin.

Ata kërkojnë që fëmijët të arsimohen pranë vendit ku banojnë dhe të ndërhyhet në shkolla. Madje ofrohen të kontribuojnë edhe vetë. Mbyllja e shkollave në zonat rurale ka ardhur për shkak të largimeve jashtë vendit dhe numri i ulët i shtimit të popullsisë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME