Categories Kuriozitete

Nxënësja 12 vjeçare u bë mësuese kur shkollat u mbyllën nga pandemia

Rreth 30 fëmijë mblidhen çdo ditë për mësime shkollore në një rrugë të ngushtë fshati në provincën veriore Dakahlia në Egjipt. Mësuesja e tyre është Reem El-Khouly, 12 vjeç e cila filloi tu ofrojë mësime fqinjëve të saj më të vegjël kur shkollat në Egjipt u mbyllën për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Unë jam 12 vjeç dhe jam në klasë të shtatë. Mua më pëlqen të jap mësim për fëmijët e lagjes sepse shkollat janë të mbyllura,” thotë ajo. Kur shkollat në provincën veriore Dakahlia u mbyllën për shkak të Covid-19 fëmijët e kalonin kohën duke luajtur në rrugë. Me pak ndihmë Khouly vendosi që të bëhej mësuesja e tyre.

“Një kompani më ndihmoi mua duke më sjellë një dërrasë të bardhë dhe lapsa dhe fillova t’i mësoj ata. Unë zgjohem në mëngjes, them lutjet e mia dhe i thërres për të filluar mësimin. Unë i mësoj atyre arabisht, matematikë dhe anglisht,” thotë 12 vjeçarja. Tani rreth 30 fëmijë mblidhen çdo ditë për të mësuar. Khouly shpreson të bëhet një mësuese matematike kur të rritet.

“Pasi shkollat u mbyllën, Reem filloi të na mësonte në  që mos harrojmë çfarë kemi mësuar në shkollë,” thotë një nxënëse. “Unë e dua Reem sepse unë vërtet kuptoj arabisht, matematikë dhe anglisht kur ajo na mëson,” thotë një nxënës tjetër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 27 Mars 2026

Dashi Fale ndikimit mjaft pozitiv te yjeve, jeta juaj ne çift do jete me e…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

Të dielën e 29 marsit, akrepat e orës do të shkojnë përpara duke rikthyer orën…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Martë 3 Mars 2026

Dashi Ju pret një ditë nën ritmin e duhur. Ndikimi i kundërt i Hënës do…

LEXO ME SHUME