Categories Lajme

Nxorrën foto nga autopsia e Emiliano Sala, bu rgosen 2 persona

Sherry Bray, 49 vjeç, drejtor i kompanisë Camera Security Services Limited në Chippenham dhe punonjësja e tij Christopher Ashford, 62 vjeç janë arrestuar, pasi publikuan pamjet nga brenda morgut në Bournemouth, ku po i bëhej ekspertiza trupit të 28 vjeçarit, Emiliano Sala.

Sala humbi jetën kur avioni që po udhëtonte u rrëzua në Kanalin e la Manshit në 21 janar, ndërsa fluturonte nga Nantes në Cardiff. Gjykatësi, Peter Crabtree burgosi drejtorin e kompanisë Bray për 14 muaj dhe punonjësen e tij Ashford për 5 muaj.

Gjykatësi u tha dy të dënuarve:

Ju të dy u nxitët nga kurioziteti i keq dhe keni abuzuar të dy me pozicionet tuaja në mënyrë mjaft të tmerrshme. Ju të dy keni pranuar që hyrja juaj e qëllimshme në sistemin kompjuterik, për të parë autopsinë e Emiliano Sala ‘live’, dhe për të përsëritur autopsinë duke përdorur objektin e riprodhimit ishin në të vërtetë të paautorizuara. Ju keni abuzuar të dy me pozicionet tuaja dhe me hyrjen që keni bërë për të marrë fotografitë që keni bërë”.  Lidhur me këtë rast motra e futbollistit të ndjerë, Romina e quajti çiftin e arrestuar “të lig”.

Në një deklaratë që u lexua në gjykatë ajo tha: 

Kam parë foto të trupit të Emilianos të hedhur në Instagram, dhe nuk mund ta besoj që ka njerëz kaq të këqij, që mund ta bëjnë këtë. Unë i telefonova agjentit të Emiliano dhe i thashë se çfarë qarkullonte në internet. Unë e thirra vëllain tonë, Dario dhe ai nuk donte të shihte fotot. Unë u përpoqa t’i mbaja pamjet jashtë rrjeteve sociale. Nëna ime nuk mund t’i shikonte ato foto të tmerrshme. Unë u trishtova kur njerëzit po bënin shaka me pamjet. Unë kurrë nuk do t’i fshij imazhet nga koka ime. Vëllai dhe nëna ime nuk mund ta harrojnë kurrë këtë. Është e vështirë për mua të jetoj me këto imazhe”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turizmi/ Kriza për punëtorë, pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro! Rritet me 20% oferta për punonjës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet në lokalin e tij në Sarandë, Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, deputetja demokrate: E tronditur, autorët të vihen para drejtësisë

Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në…

LEXO ME SHUME