Pas qarkullimit në media të lajmit, se doktoratura e Kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla është plagjiaturë, ka ndërhyrë menjëherë motra e tij.
Ajo ka publikuar një listë të notave të tij në gjimnaz, për të treguar se Balla ka qenë një nxënës shembullor.

Megjithatë parregullsitë në dëftesën e Ballës nuk i kanë shpëtuar Inida Kreuz e njohur si Zhaku.
Kjo e fundit ka pikasur, se Doktor Balla, ka përfunduar 4 vite me kohë të plotë midis viteve 1995-1996.
Më tej në dokumentin e dëftesës, shihet se viti i 4 është shkruar VI, ndërsa gjimnazin Balla e ka filluar në moshën 18 vjeç.
Postimi i plotë
