Categories Lajme

“O Zot i madh, vendosni dorën në zemër…”

Tërmeti i 26 Nëntorit la shumë banorë të Thumanës, Durrësit dhe zonave të tjera, pa strehë. Shumë shqiptarë janë sensibilizuar dhe i kanë strehuar banorët pranë bizneseve dhe shtëpive të tyre.

Një prej tyre është Hotel Delux pranë Unazës së Re, që ka strehuar 60 persona, mes të cilëve Moza dhe Muhamedi, një çift të moshuarish nga Durrësi, me një djalë me prapambetje mendore, që e vuan ende historinë e tërmetit.

Muhamed Baburra tregon se ka 20 vjet që jeton në Durrës, por tërmeti e shkatërroi banesën e tyre. 3 ditë ndenjën jashtë, derisa disa djem e vajza nga Tirana, i morën dhe i strehuan.

“Unë kam 20 vjet që rri në Durrës. Nga tërmeti, që ra atë ditë, neve përjashta, sepse ishte tërmet i madh. Ne jetuam jashtë, si Zoti. Dy goca të Tiranës thanë pse rrini jashtë? S’kemi ku të shkojmë, i thashë. Hajde me ne, na thanë. E na morën të dyja edhe na sollën këtu, secilin. Këtu, ky hoteli është shumë i mirë dhe gjithë stafi i vet është shumë i mirë. Na dhanë rroba, me ngrënë, me pirë, gjithë të mirat”.

Djali vuan fobinë dhe nuk pranon të rrijë në hotel, por fle tek roja, ose rri jashtë. Muhamedi thotë se ka nevojë për një psikiatër për djalin. Askush nuk është interesuar për ta dhe nuk kanë as shërbim mjekësor.

“Djali im është 28 vjeç, me të meta mendore edhe ky ka frikë me ardhur këtu tek hoteli. Shumë tmerr ka ai. Është frikësuar shumë nga ajo, që ka pa edhe kur erdhi këtu tek hoteli, rrinte përjashta, te roja. Pse mor, babë? Hajde brenda. Jo, thotë, s’vij brenda. Fle tek roja, atje. Neve s’na ka ardhur njeri. Vetëm një herë pronari i këtij hotelit solli ambulancën. Kemi 13 ditë, asnjë njeri s’na ka parë. As Durrësi, as Tirana. Ne për djalin duam psikiatër”.

Muhamedi i kërkon të gjithëve të venë dorën në zemër, pasi ai nuk do të kthehet në Durrës, por ka vendosur të rrijë në Tiranë, edhe pse pa të ardhura të mjaftueshme.

“Unë jetoj me 105 mijë lekë, që marr në muaj. Edhe gruaja 100 mijë lekë merr. S’kemi strehë. O Zot i madh, të na ndihmojnë njerëzit neve, se jemi pleq! Vendosni dorën në zemër të gjithë! Do rrimë në Tiranë, se në Durrës kam marrë f.r.ikë”.

“Ajo që është për t’u përmendur është që akoma nga shteti nuk ka ardhur një mjek për traumën që kanë kaluar këta persona që kanë ngelur jashtë, apo edhe për fëmijët, pasi kemi edhe fëmijë 0-6 muajsh që janë të akomoduar në hotelin tonë, kemi edhe pleq. Presim që shteti të vejë dorë. Duhet të ishte shteti ai që duhet të vinte të trokiste në derën tonë dhe të bënte inventarin e njerëzve, nga janë, çfarë ndihme duan“, thotë për Stop pronari i hotelit./tvklan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME