Categories Lajme

VIDEO, O Zot sa e dhi.mbshme/ Në familjen Cakoni, ku tërmeti mori 7 anëtarë, përl.ot Sadriu

Ende pa fikur të parën, ndez cigaren e radhës. Shija e hidhur e kafes i duket e ëmbël para dh.im.bjes së humbjes së të afërmve në tërmetin e 26 nëntorit. Sadriu humbi motrën, Fatmira Cara së bashku me fëmijët e saj Almiri, Erisa dhe Hasani si dhe nusen e shtëpisë. Tërmeti gjithashtu i mori edhe vëllanë, Kastriot Cakonin dhe vajzën e tij Dritën.

Pas tërmetit ai nuk është futur në shtëpi, me kokën nga dera pret që të vijnë ta përshëndesin motra dhe vëllai.

Sadri Cakoni: Po ne flasim, unë shikoj nga porta se mos vjen dikush nga këta (familjarët), vëllai, nipi.

E ftuam Sadriun të mblidhnim kujtime në rrënojat e pallatit, por vetëm mendimi e bën atë të lotojë.

Sadri Cakoni: Nuk jam afruar, nuk ma mban. Nuk më mbajnë gjunjët. Nuk guxoj! Më duket një diçka e ngelur në tru, një kasetë shumë e keqe dhe e hidhur dhe e ndërroj rrugën. Kur ikën njerëzit ç’kujtime do marr. Këto janë kujtime të hidhura në jetën time dhe nuk afrohem dot fare.

Ai tregon se i kishte kërkuar motrës dhe vëllait të largoheshin prej atij pallati që në tërmetin e korrikut të 2018, por refuzimi i tyre sot ka veshur familjen e tyre me rrobat e zisë.

Sadri Cakoni: Po, po e kishte thyer në mes. Unë i kisha kërkuar vëllait dhe motrës, mos u fusni më në banesë. Sa herë që binte tërmet prapë, ata vinin këtu. Iknin nga frika. Por ata nuk e morën prapë këtë guxim që të largoheshin prapë. Kjo ishte një diçka fatale.

Takimi i fundit me motrën dhe vëllanë ishte shumë i shkurtër, ky ndoshta është pengu i Sadri Cakonit.

Sadri Cakoni: Ai ishte momenti i fundit që më kërkoi një cigare se erdhi nga peshkimi dhe i kishte mbaruar duhani. Edhe kur iku po e shikoja, më kishte marrë malli për të ndenjur me të, por ishte koha shumë e shkurtër për të ikur. Edhe s’u pa më në dynja. Me motrën jemi takuar në Fushë-Krujë. Nuk ka kohë për të pirë kafe i thashë dhe do shifemi. Kaq!

Sadriu tregon se kur nipi i tij Alesio, i cili u hodh nga kati i pestë për të shpëtuar, u kthye në Thumanë, kërkoi të falënderonte të gjithë bashkëfshatarët të cilët e ndihmuan.

Sadri Cakoni: Dua të dal në qendër më tha, po çfarë do bëjmë. U fut në dy lokale aty edhe tha këta xhaxh më kanë shpëtuar jetën, të pinë se dua të paguaj unë. E kanë çuar te varrezat më thanë dhe i kishte ndezur një cigare të atit, tek v.arri, vëllait. Kishte qarë tek va.rrezat, ishte dhe me një psikolog më thanë. Edhe i kishin sjellë këtu prapë.

Ishim një familje e madhe, tani jemi një famile e vogël thotë Sadriu. Ai tregon se dramat në familjen e tij kanë qenë të shumta, aksident, djegia e shtëpisë, humbja e një motrës, humbja e të atit dhe arrestimi i vëllait në Itali, por gjithsesi Sadri Cakoni arrin të gjejë forcë për të kaluar këtë tragjedi./ora news

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME