Aktori i dashur i humorit, Sejfulla Myftari, i cili njihet gjerësisht si Cekja i Beratit, thotë se e ka mërzitur së tepërmi karantina, pasi nuk është mësuar të qëndrojë kaq gjatë në shtëpi. Po ashtu ai shprehet me humor, se edhe pse ka 40 vite me gruan dhe janë bërë si motër e vëlla përsëri grinden. “Më thotë gruaja, o Zot o Zot sa e kënaqur jam që po rrimë kaq shumë bashkë, por dil ndonjë ditë vetëm sherr mos bëj”, tha ai në emisionin “Shqipëria Live”.
Sakaq, Cekja tha se i mungonin shumë kolegët e miqtë, por mbi të gjitha ishte i mërzitur për shumë koncerte e dasma ku ishte i ftuar, por që tashmë janë anuluar si pasojë e situatës së krijuar nga COVID-19.
“Më duket sikur jam në arrest shtëpie. Kemi një moment filmi me Drilon Hoxhën për të xhiruar dhe kam dalë pak. Me gruan zihem, s’kam ça të bëj tjetër, rri, rri, zihem me gruan. Tashmë më është bërë si motër, kam 40 vite me atë. Nuk bëj punë shtëpie, nuk ia them fare. Për çfarë ta ndihmoj unë në shtëpi gruaja në shtëpi, unë gjellë nuk bëj deri te sallata jam. Nuk ka shanse të laj enët, i thyej. Të rrish në shtëpi vetëm bukë të hahet, dhe në 12 të natës ha bukë. Kam shtuar nja një gjysmë kile këto kohë, jo më shumë.