Categories Lajme

O Zot, tjetër aksident, ka v.ik.tima e të plagosur. Makinat copë pas përp.lasjes

Nje tjeter person ka humbur jeten ne rruge shkruajnë mediat italiane te cilat kane identifikuar një 42-vjeçar me origjinë shqiptare dhe banues në Bondeno në provincën e Ferrara. Ai eshte Mentor Carkaxhia.

Ai ishte në bordin e një makine Chevrolet me ngjyrë gri, e cila është shkatërruar plotësisht në pjesën e përparme pasi doli nga rruga, për arsye të paqarta dhe përfundoi në një kanal, sic duket në fotot më poshtë.

Shqiptari, për arsye që po hetohen nga policia, është përplasur kokë më kokë me një tjetër makinë Peugeot që përfundoi përmbys në korsinë tjetër të rrugës, brenda të cilës ndodhej një burrë 41 vjeç dhe një grua 46 vjeçe, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Ishin zjarrfikësit nga Carpi ata që nxorën çiftin nga makina dhe gjithashtu trupin e pajetë të 42-vjeçarit shqiptar. Në vendngjarje u desh edhe ndërhyrja e helikopterit për të transportuar të plagosurit në spital. Fatkeqësisht, për shqiptarin nuk kishte mbetur asgjë për të bërë nga bluzat e bardha sepse kishte vdekur në vend.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME