Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se 1 miliard njerëz në botë tani po jetojnë me obezitet. Të dhënat e studimit tregonin se në mbarë botën, obeziteti tek të rriturit është më shumë se dyfishuar që nga viti 1990 dhe katërfishuar tek fëmijët dhe adoleshentët (nga 5 deri në 19 vjeç).

Por ashtu si në botë, obeziteti po kthehet në një problem shqetësues edhe te fëmijët në Shqipëri. Ekspertët e shëndetit publik thonë se situata është alarmante pasi obeziteti tani është zhvendosur te moshat e vogla. “Situata është alarmante përsa i përket faktit që mbipesha dhe obeziteti tashmë është zhvendosur edhe në moshën fëminore. Në në nivel botëror, obeziteti është dyfishuar tek të rriturit, për fat të keq është 4-fishuar tek fëmijët dhe adoleshentët. Mbi 1 miliardë njerëz sot vuajnë nga obeziteti”.

Të dhënat tregojnë se 5% e vajzave të moshës 5-19 vjeç janë obeze ndërsa tek djemtë niveli arrin në 10%. Tek popullsia adulte nivelin më të lartë të obezitetit e kanë gratë. Nëse do shohim tek femrat nga 14%, jemi në vlerat e 26%, ndërsa për meshkujt nga 21% në 22%. Dietat e pashëndetshme dhe ulja e aktivitetit fizik janë nga faktorët bazë që kanë sjellë rritje të këtyre shifrave”.

Por obeziteti, sipas ekspertëve, bëhet shkak edhe për sëmundje kronike apo edhe probleme të shëndetiti mendor. “Diabeti, sëmundjet kardiovaskulare apo edhe disa lloje kancerash. Për të mos folur pastaj trajtimi është akoma më i vështirë sepse njerëzit ndihen përballë një stigme lidhur me peshën e tyre që i bën ata t’i drejtohen më me vështirësi shërbimit shëndetësor, duke sjellë pastaj edhe pasoja te shëndeti mendor”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

A e dini arsyen pse teshtini shumë herë radhazi?

Teshtimat janë metoda e trupit për nxjerrjen e irrituesve si pluhuri, poleni ose mikrobet nga…

LEXO ME SHUME