Categories Lajme

OBSH: Masat kundër variantit ‘Delta’ funksionojnë edhe për ‘Omicron’-in

Zyrtarët e OBSH në Paqësorin Perëndimor thonë se mbylljet e kufijve të miratuara nga disa vende mund të fitojnë kohë për t’u marrë me variantin Omicron të Covid-19, por masat e vendosura dhe përvoja e fituar në trajtimin e variantit Delta duhet të mbeten themeli për të luftuar pandeminë.

“Ndërsa disa vende të rajonit po përballen me rritje, rastet e COVID-19 dhe vdekjet në shumë të tjerë janë ulur”, u tha gazetarëve të Premten Drejtori Rajonal i OBSH-së për Paqësorin Perëndimor, Dr. Takeshi Kasai në një konferencë virtuale për shtyp të transmetuar nga Manila në Filipine.

“Kontrolli kufitar mund të vonojë hyrjen e virusit dhe të japë kohë. Por çdo shtet dhe çdo komunitet duhet të përgatitet për rritje të reja të rasteve.

Lajmi pozitiv në të gjithë këtë është se asnjë nga informacionet që kemi aktualisht për Omicron nuk sugjeron se duhet të ndryshojmë drejtimet e reagimit tonë.”, tha Kasai, i cili vijoi më tej teksa tha se Omicron është përcaktuar si një variant shqetësues për shkak të numrit të mutacioneve dhe për shkak se informacionet e hershme sugjerojnë se mund të jetë më i transmetueshëm se variantet e tjera të virusit.

“Deri më tani, katër vende dhe rajone në Paqësorin Perëndimor – Australia, Hong Kongu, Japonia dhe Koreja e Jugut – kanë raportuar raste të variantit Omicron. Ky numër ka të ngjarë të rritet pasi më shumë raste të zbulohen në shkallë globale”, tha drejtori Rajonal i Emergjencave të OBSH-së, Dr. Babatunde Olowokure.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME