Categories Lajme

OBSH’ja ndryshon kriteret për t’u quajtur një pacient i shëruar

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ndryshuar rregullat që parashikojnë se kur një pacient me koronavirus mund të lejohet që të dalë nga izolimi. Në udhëzimet e reja të publikuara nga OBSH, nuk rekomandohet më që të një person të dalë dy herë negativ ndaj Covid-19 në mënyrë që të konsiderohet si i shëruar. Por në vend të kësaj, pacienti duhet të kalojë tre ditë pa simptoma, dhe kaq mjafton.

Pavarësisht “agresivitetit” të infeksionit, tamponi dy herë negativ nuk është më i nevojshëm për të çertifikuar fundin e sëmundjes. Kriteret e reja për t’i dhënë fund izolimit janë: Për pacientët me simptoma: 10 ditë pas nisjes së simptomave, plus të paktën tre ditë pa simtoma (pra a temperaturë dhe simptoma të tjera të sëmundjeve respiratore). Për pacientët pa simptoma: 10 ditë pasi testi për Covid-19 ka rezultuar negativ.

Shembuj: Nëse një pacient ka simptoma për dy ditë, pacienti mund të lirohet nga izolimi pas 10 ditësh + 3 = 13 ditë nga data e fillimit të simptomave; për një pacient me simptoma për 14 ditë, pacienti mund të lirohet nga izolimi 17 ditë pas fillimit të simptomave (14 ditë + 3 ditë =); për një pacient me simptoma për 30 ditë, pacienti mund të lirohet 33 ditë pas fillimit të simptomave (30 + 3).

Pse ky ndryshim? Ndryshimi i udhëzimeve u bë pasi ka evidencë që tregon se virusi aktiv, që ka mundësi të shumëfishohet dhe të infektojë, nuk është më prezent në mostrat e frymëmarrjes të pacientit 9 ditë pas fillimit të simptomave, dhe veçanërisht në rastet kur simtomat janë të buta, së bashku me formimin e antitrupave neutralizues.

Prandaj, duket e sigurt për ta nxjerrë pacientin nga izolimi bazuar në kriteret klinike, në vend që të përsëritet sërish testi i cili mund të zbulojë gjurmë të ARN (jo të rrezikshme) për shumë javë. Për më tepër, periudhat e gjata të izolimit për njerëzit pa simptoma ndikojnë në mirëqenien individuale, shoqërinë dhe aksesin në kujdesin shëndetësor. Qëllimi kryesor është që të shkrutohet koha e izolimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME