Categories Sport

Oferta e parë nga Reali për Mbapen: 50 milionë euro

Real Madrit ka ofruar 50 milionë euro për lojtarin e PSG-së, Kylian Mbape. Lajmi është dhënë nga agjenti i futbollit, Giovanni Brancini në një intervistë të dhënë për La Gazzetta. Ai tha se oferta e parë e skuadrës spanjolle për francezin tashmë është një fakt.

Brancini tregoi se drejtuesit e Realit duan ta tërheqin atë gjatë këtij muaji, por gjithçka varet nga PSG. “Real Madridi është futur në garë për të pasur në skuadër Mbapen, duke ofruar 50 milionë euro pak ditë më parë”, tha ai.

“Iniciativa e Florentino Perez meriton vëmendje dhe ky është një mesazh stabiliteti. Në fund është turp për të gjithë që një lojtar si Mbape të lejohet të transferohet në verë më një transferim të lirë. Nuk e di se çfarë duan të bëjnë në Paris”, tha Brancini.

Sipas tij, Mbape mund të negociojë me çdo klub duke filluar që nga data 1 janar, por për një kontratë që lidhet me sezonin e ardhshëm. Ai bëri thirrje që kontrata duhet të rinovohet, pasi situata është më e nxehtë se asnjëherë tjetër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME