Categories Lajme

Oficeri i Policisë në Lezhë, reagon Yuri Kim: Autorët të dalin para drejtësisë

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka kërkuar vendosjen përpara drejtësisë të autorit të vrasjes së oficerit të policisë kriminale në Lezhë, Saimir Hoxha.  Në një postim në Twitter, Yuri Kim i shpreh ngushëllime familjes dhe kolegëve të 44 vjeçarit, duke shtuar se policia perballet ne rrezik në emër të qytetarëve.

“Ngushëllimet më të thella familjes dhe kolegëve të oficerit të Policisë së Shtetit Shqiptar, i cili u vra në krye të detyrës. Policia dhe reaguesit e tjerë të parë përballen me rrezik në emër të të gjithë qytetarëve, dhe ne jemi mirënjohës për heroizmin e tyre. Shpresojmë që autorët të dalin para drejtësisë”, shkruan Yuri Kim.

Një ngjarje e rendë tronditi qytetin e Lezhës mëngjesin e kësaj të marte. Oficeri i policisë, Saimir Hoxha u vra me një plumb në zemër në krye të detyrës, duke vënë në pah krimin i cili tashmë nuk kursen më as policinë e shtetit.

Fillimisht u dyshua se policia kishte shkuar për të zbuluar parcela me hashash, por tashmë një pistë e dytë doli në dritë, ajo që autori shoqerohej me Xhuljo Vokrrin. Vetë Aldo Rama njihet si person me precedent penal, ndonëse ishte vetëm 21 vjeç. Ai më parë është hetuar për lëndë narkotike apo kërcënime.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Mërkurë 28 Tetor 2026

Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari, sekuestrohet Audi SQ8 me vlerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kosovë! Pas dy ditëve në arrati, kapet autori i ngjarjes

Dy ditë pasi vrau me sëpatë ish-gruan e vëllait, A. S., është arrestuar nga Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti sot, kthjellime në të gjithë vendin, ja sa pritet të shënojnë temperaturat

Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.…

LEXO ME SHUME