Categories Lajme

“OFL, ca të nënës e ca të njerkës, oficerët me syze s’kanë zbritur në Vlorë”, gazetari nxjerr emrat: Ben Qimja, Fatmir Kajolli, vëllai i Fatmir Xhafës janë të sigurtë në perimetrin e tyre

Gazetari Elton Qyno, që ndjek prej vitesh çështjet e gjyqësorit në Shqipëri, ka publikuar disa emra që sipas tij, do të duhet të ishin subjektet e para ku do të duhet të shkonte ‘Operacioni Forca e Ligjit’.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Qyno thotë se në listën e OFL, 250 emrat që do të verifikohen, shumica e tyre, janë hetuar njëherë për pasurinë, dhe kanë arritur të shpëtojnë pa “lagur” për shkak të kredive bankare.

Nëse qeveria do ta ketë realisht prioritet luftën kundër krimit, thotë ai, shumë emra të njohur të botës së krimit, përfshirë vëllain e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajn, Geronin, do të ishin pjesë e listës së OFL.

Postimi i plotë:

Operacioni OFL, me duket nje levizje tranzitore e qeverise per te identifikuar me gojen e vete krimit, te pasurise se eksponenteve kriminale. Pra krimi duhet te tregoje vete se cfare resurse ekonomike ka dhe si i ka siguruar keto resurse. Pra te tregoje burimin.

Ndaj dhe shperndahet ai vetedeklarimi. Ne total jane 250 individe te hetuar dhe denuar per vepra te ndryshme penale qe jane identifikuar, por nje pjese e ketyre individeve te listes prej 250 persona jane gjykuar per pasurine dhe kane arritur te fitojne, me argumentin se pjesa me e madhe e tyre ishte ngritur me kontrata huaje dhe kredi bankare.

Shume subjekte te ketij ligji jane ne Fier dhe Vlore ku Arjan Shanaj,Arben Isufaj ose Ben Qimja,Arben Gropa ,Fatmir Kajolli,vellezerit Cillotaj,vellezerit Murataj, Renatoja dhe deri Geron ose Agron Xhafaj ende se kane pare prezencen e OFL ne perimetrin e tyre.

Agron Xhafaj vellai i ish-ministrit te Brendshem eshte ashiqare subjekt i OFL, por oficeret me syze, keto pese dite si kemi pare te zbresin ne Gjirin e Vlores.Nese do zbresin ne Vlore e deri ne Sarande,do kene aq shume per te rrethuar sa do u mbaroje shiriti, e do kalojne tek litari pastaj.

Nderkohe ky operacion shmang mashtruesit nga kontrolli i pasurise, mashtruesit e sekseret qe me kollare dhe veprime akrobatike,jane pasuruar me vila e jahte ne Gjirin e Lalezit. Seksera qe nuk kane bere asnje pune dhe skane paguar asnje takse jane me te pasur e dhjamosur se keta qe po shohim keto dite te operacionit OFL.

OFL i dërgoi sot formularin e deklarimit të burimit të pasurisë, Plarent Dervishajt në Durrës dhe Suel Çelës në Elbasan. Që prej të hënës, OFL ka nisur goditjen dhe sekuestrimin e emrave të njohur të botës së krimit.

Dje, OFL dërgoi formularin tek biznesmeni durrsak, Dashamir Gjoka, tek trafikanti i arrestuar në Gjermani për trafik droge, Emiljano Hysenaj dhe tek i afërmi i tij, Edliri. Ndërkohë që më herët, formulari iu dërgua ish-kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, i cili ktheu edhe përgjigjien e tij.

Formulari i është dërguar edhe Ardian Çapjas në Elbasan, ndërkohë që pasuria i është sekuestruar Altin Hajrit në Shijak, dhe Grupit të Dukagjinit në Shkodër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME