Categories Lajme

“OFL ka referuar në SPAK 1 105 pasuri kriminale”/ Shqipëria ka sot situatën më të mirë të rendit dhe sigurisë publike në historinë e saj

“Shqipëria nuk përjeton një situatë të rëndë të krimit, përkundrazi ajo ka sot situatën më të mirë të rendit dhe sigurisë publike në historinë e saj”, deklaroi sot ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj në interpelancën në Kuvend kërkuar nga deputeti i opozitës, Lefter Maliqi.

“Shqipëria numëron 1.7 vrasje për çdo 100 mijë banorë. Ndërkohë që BE në mesataren e tij e ka 1.2. Në 2012 Shqipëria numëronte 126 të vrarë në një vit. Në vitin 2019 Shqipëria ka numëruar 58. 334 persona kanë humbur jetën nga aksidente në vitin 2012. Ndërsa 227 e kanë humbur në vitin 2019”, tha Lleshaj.

“Është fakt që nuk mund të diskutohet se të gjithë treguesit negativë të sigurisë në vend janë në rënie të panjohur më parë. Ruajtja  e këtyre tendencave është sfida më e madhe dhe objektivi ynë kryesor. Është fakt se niveli i goditjes dhe i zbulueshmërisë së ngjarjeve të rënda kriminale është rritur në mënyrë të ndjeshme. Fraza standarde për ikje në drejtim të paditur dëgjohen përherë e radhë, ndërkohë që shumë lëmshe të ngatërruara ndër vite të krimit po zbërthehen përditë me një ritëm inkurajues”, u shpreh Lleshaj.

Llëshaj u shpreh se, “sipas një vlerësimi të pavarur të kryer për llogari të qeverisë suedeze nga një institucion prestigjioz, 75% e qytetarëve të Shqipërisë sot mendojnë se jetojnë në një vend të sigurt, madje ndihen të sigurt edhe kur udhëtojnë natën vetëm në rrugët e qyteteve apo fshatrave të Shqipërisë”.

“Operacioni Forca e Ligjit, i cili po punon për të adresuar dhe për të goditur pasuritë dhe financat e krimit po punon me intensitet të lartë. Deri tani 1 105 pasuri kriminale, prej të cilave 582 pasuri të paluajtshme, 173 aktivitete tregtare, 11 llogari bankare janë referuar në Prokurorinë e Posaçme dhe 219 pasuri janë sekuestruar ndërkohë gjatë këtyre muajve me vendim të Gjykatës së Posaçme. Ndërkohë që mbi 1 mijë presin radhën e vendimmarrjes”, u shpreh Lleshaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME