Categories Lajme

“Oh vdiqa, s’më mbajnë kockat…”, pamjet e rënda nga Spitali Infektiv, pacientët rënkojnë nga simptomat e Covid-19

Pamje të rënda vijnë nga spitali infektiv në Tiranë ku po trajtohen pacientë të infektuar me Covid-19. Ka qenë ministria e Shëndetësisë që ka shpërndarë një video nga brenda spitali ku shihen dhe dëgjohen pacientë të infektuar nga virusi Covid-19 teksa rënkojnë për shkak të simptomave që jep ky virus.

Shumë pacientë janë të intubuar dhe u nevojitet me patjetër oksigjeni për t’i mbajtur në jetë.

Kujtojmë ditën e djeshme 3 qytetarë në terapi intensive, të intubuar kanë humbur jetën te Infektivi. Një 52 vjeçar nga Tirana, një 57 vjeçar nga Kukësi dhe një 59 vjeçar nga Korça, nuk e kanë fituar dot betejën me Covid19, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor. Aktualisht në dy spitalet Covid, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 106 pacientë, 9 pacientë janë në terapi intensive dhe 1 prej tyre është i intubuar.

Numri i të shëruarve në 24 orët e fundit është më i lartë se numri i të identifikuarve pozitive me Covid19. Janë shëruar 77 qytetarë, duke e çuar në 2214 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1585 persona aktivë me Covid19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME