Categories Turizëm

“Europa është këtu”/Belshi, thesari i fshehur që pret të zbulohet nga turistët e huaj

I njohur si qyteti i 85 liqeneve, Belshi është thesari i fshehur që pret të zbulohet nga qytetarët shqiptarë dhe turistët e huaj. Kështu shprehet Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca pas një vizite që ka zhvilluar së fundmi në Belsh. Kreu i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, fillimisht u ndal në Këndin e  BE në bashki ku u njoh nga afër me punën e stafit të përkushtuar për të promovuar vlerat europiane tek qytetarët e Belshit. Gjatë vizitën në Belsh, Soreca u takua edhe me  kryetarin e bashkisë Arif Tafani dhe përfaqësues të bizneseve që kanë përfituar nga rrugët lokale të rindërtuara me fonde të Bashkimit Europian

Soreca  u njoh nga kryetari i bashkisë me transformimin  e jashtëzakonshëm të bashkisë Belsh vitet e fundit.

“Rilindja Urbane e qytetit te Belshit, transformimi rrënjësor i infrastrukturës rrugore, modele zhvillimi si ai i Seferanit, cilësia e re e shërbimeve që u ofrohen qytetarëve nga ADISA, falë reformës administrativo-territoriale si edhe projektet e përbashketa bashki qeveri me financimin e BE në fushën e agrobiznesit jo vetëm po tërheqin gjithnjë e më shumë turistë në Belsh, por po ndikon që fermerët e zonës, sidomos të rinjtë, ta shikojnë të ardhmen e tyre këtu pranë liqeneve të mrekullueshme të Dumresë”, theksoi Tafani. Ambasadori Soreca gjatë vizitës në njësinë administrative Grekan u njoh nga afër me impaktin që krijoi tek banorët e kësaj  njësie asfaltimi i rrugës Belsh-Deshiran vite më parë me fondet e BERZH. Gjithashtu, Soreca u njoh edhe me disa zhvillime të reja në agrobiznes si  ferma e kultivimit të shafranit etj.

“Bashkimi Europian është i pranishëm në Belsh përmes investimeve të tij në rrugët lokale dhe Këndit të BE-së në bashki, ku qytetarët, të rinjtë, fermerët dhe bizneset mund të marrin informacione për programe të ndryshme të BE-së”, shprehet Soreca.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Turizëm

“Shqipëria princeshë e re e Lindjes”, Rama: Revista në aeroportin e Parisit mban emrin e Shqipërisë!

Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale disa faqe të një reviste që gjendet në…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Brenda ishullit Sazan: Bunkerët dhe tunelet e Shqipërisë komuniste

Për shumëkënd ishulli Sazan në Vlorë të Shqipërisë ishte mister për dekada. Aty dihej se…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Në Vlorë turistët e huaj nisin plazhin: Ejani shijojeni, është me bukur se Spanja!

Jemi në javën e fundit të muajit mars, por në Vlorë për turistët e huaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Turizëm

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës pritet të jetë gati pranverën e ardhshme

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës po punohet me ritme të shpejta për të qenë gati…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Mediat prestigjoze britanike i bëjnë jehonë turizmit në Vlorë

Daily Express shkruan se Shqipëria pritet për më shumë turistë, The Guardian e liston mes…

LEXO ME SHUME