Categories Lajme

“S’mund të jetoj dot më”, taksisti humbi punën dy ditë më parë, para se të tentonte vetëdjegien u ankua në Komisariat për patentën

Taksisti 39-vjeçar, i cili tentoi të vetëdigjet para kryeministrisë humbi punën dy ditë më parë, pasi i hoqën patentën. Ai ishte gjetur dy ditë më parë, në shkelje të rregullave të qarkullimit dhe Policia Rrugore i hoqi patentën. Ai u ankua në Komisariat por patenta nuk iu kthye.

Ky veprim i shkaktoi atij gjendje të rënduar psikologjike dhe ai tentoi të vetëdigjet para kryeministrisë por Garda e Republikës njoftoi menjeherë Policinë për 39- vjeçarin dhe ai u neutralizua. Gjatë shoqërimit në Polici, ai ka thënë se “nuk mund të jetoj dot më në këtë situatë”, duke konfirmuar se akti erdhi prej heqjes së patentës që solli papunësinë e tij. Sot rreth orës 14:00 ky taksist me një shishe benzinë në dorë tentoi të vetëdigjet para kryeministrisë por ishin Forcat Shqiponja që parandaluan aktin dhe e shoqëruan menjëherë 39-vjeçarin në komisariat. Edhe pse deri tani dyshohet që gjendja e rëndë psikologjike të ketë ardhur prej heqjes së patentës grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të tjera.

NJOFTIMI NGA POLICIA Tiranë/Informacion paraprak Më datë 18.07.2020, tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, shtetasi U.K., 39 vjeç, mbante një shishe benzinë në dorë dhe dyshohet se kishte për qëllim të vetëdigjet. 39 vjeçari është shoqëruar nga Forcat e Posaçme “Shqiponja”. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala Vdekja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trafikim armësh në Kamëz, arrestohet 29-vjeçari nga Kruja, sekuestrohen pistoletë dhe armë gjahu

Trafikim armësh në Kamëz, arrestohet 29-vjeçari nga Kruja, sekuestrohen pistoletë dhe armë gjahu Policia e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Atentat me tritol në Gjirokastër, vritet 45-vjeçari dhe plagoset 26-vjeçari

Një atentat me tritol në qendër të Gjirokastrës i mori jetën 45-vjeçarit Beqir Devolli, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Kontrabandonin dhe modifikonin makineta të lojërave të fatit, arrestohen 2 persona

Dy persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor “Interceptimi”, pas një hetimi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Tentuan të korruptonin policët për të shmangur gjobat, procedohen 3 persona

Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës dhe Kavajë, pasi dyshohet se tentuan të…

LEXO ME SHUME